20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina që drejtonte u përplas me bordurën, humb jetën adoleshenti në Baldushk

Makina që drejtonte u përplas me bordurën, humb jetën adoleshenti në Baldushk

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti fatal mbrëmjen e sotme në zonën e Baldushkut në Tiranë.

Sipas policisë, i mituri ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat