13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkodra në gjendje emergjence, bashkia zbardh shifrat: 482 shtëpi nën ujë, evakuohen...

Shkodra në gjendje emergjence, bashkia zbardh shifrat: 482 shtëpi nën ujë, evakuohen 30 familje

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërkohë situata më problematike është paraqitur në veri.

Ngë nga bashkitë e goditura është edhe Shkodra ku disa hektarë tokë janë nën ujë e ku dsa familje janë evakuuar.

Në njoftim thuhet se gjithësej janë 482 shtëpi të përmbytura dhe se janë evakuuar 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë  Guri I Zi, dhe Bërdicë.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me prezence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

  1. Guri I Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 102 banesa
  3. Lagja Nr.4, 30 banesa
  4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat