13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKupa e Botës "Qatar 2022", ku do shkojnë paratë e shqiptarëve?

Kupa e Botës “Qatar 2022”, ku do shkojnë paratë e shqiptarëve?

“Katar 2022” hyri tashmë në histori, pasi solli Kupën e Botës në Lindjen e Mesme për herë të parë, duke mirëpritur miliona tifozë dhe ekipe nga e gjithë bota dhe duke u dhënë një shtysë bizneseve turizmit dhe investitorëve në të gjithë rajonin.

Shteti i Katarit ka shpenzuar 220 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së klasit botëror, duke përfshirë rrugë të reja, transport publik, hotele dhe objekte sportive.

Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume të teknologjisë së lartë, duke siguruar rehati maksimale për shikuesit.

1.5 milionë fansa pritet ta vizitojnë Katarin për ngjarjen historike, duke i dhënë një shtysë turizmit dhe industrisë së ushqimit dhe pijeve.

Po në Shqipëri?

Ndonëse Shqipëria nuk është as vendi mikpritës i organizimit të kompeticionit dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të fushës së futbollit, fitimet që priten të gjenerohen gjatë këtij muaji përfshijnë disa sektorë.

Janë fushata të tëra promocionale (me produkte apo shërbime) që janë hartuar dhe kanë nisur të zbatohen më herët me nisjen e këtij eventi gjigant që do të mbajë të mbërthyer njerëzit në mbarë botën nga data 20 nëntor deri në 18 dhjetor.

Vendi ynë nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, por shqiptarët njihen si tifozë të Gjermanisë, Brazilit, Holandës, Argjentinës, Spanjës apo Anglisë. Listës së të preferuave të shqiptarëve u mungon Italia por a do të ndikojë kjo gjatë turneut sa i përket shikueshmërisë?

Duke u mbështetur në vëzhgime si edhe në traditën e viteve të mëparshme, Gjermania dhe Brazili janë dy skuadra që mendohet se edhe këtë vit, do të marrin zemrat dhe brohoritjet e shqiptarëve.

E drejta e transmetimit

Shpenzimet për reklamat dhe marketingun rreth Kupës së Botës do të arrijnë një rekord të lartë këtë vit dhe ekspertët thonë se koha e tyre në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, i jep Katarit 2022 potencialin për të ofruar përvojën më unike për markat. FIFA gjeneroi më shumë se 3 miliardë dollarë të ardhura nga të drejtat e licencimit të televizionit dhe transmetimit gjatë Kupës së Botës së mëparshme.

Edhe këtë vit, sikurse ndodhi në 2018, Kupa e Botës do të transmetohet ekskluzivisht nga Radio Televizioni Shqiptar dhe do të jetë pa pagesë.

Kostoja e së drejtës së transmetimit në Shqipëri, sipas zyrës së marketingut të Radio Televizionit Shqiptar, është informacion konfidencial. Por, e drejta e transmetimit nga RTSH do të ofrohet vetëm nga ky medium, i cili do të jetë e rishitësi në kanale të tjera.

Natyra e fushatës së marketingut që do të shoqërojë këtë transmetim televiziv do të jenë kontrata sponsorizimi, reklamime, highlight – pra shitja e së drejtës së përmbledhjeve për televizionet e tjera në lajme apo në programe.

Një tjetër zë i rëndësishëm është edhe ‘publicview’ pra e drejta e transmetimit në vende publike që organizohen posaçërisht për eventin dhe ku zhvillohet aktivitet komercial.

Drejtori i marketingut pranë RTSh, Elton Kadisi tha se vitet e fundit, çmimet e të drejtave televizive në fushën e sportit janë rritur shumë. Sa i përket reklamimit, Kadisi thotë se interesi për reklama ka qenë më i lartë se sa eventet e mëparshme dhe sponsor gjeneral janë kompani të mëdha në vend.

Aktivitetet

Shqiptarët vijojnë t’i mbeten besnikë birrës për raste të tilla. Në një komunikim, disa nga kompanitë prodhuese apo importuese të birrave në Shqipëri, tregojnë se kjo ngjarje është ndër më shpresëdhënëset sa u përket përfitimeve që mund të arrijnë.

Sipas tyre, tre janë kanalet e shpërndarjes: lokalet, që pritet të shtojnë dyfish porositë e tyre, një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur një ambient dedikuar birrës.

I dyti, supermarketet dhe marketet e shumicës kudo në Shqipëri, që janë kryesisht të lidhur me kërkesat e individëve dhe konsumin në familje. I treti do të ishin ambientet e jashtme të organizuar për këtë event, që premtojnë në mënyrë të pashmangshme konsum të lartë. Pa diskutim, formatet e pijeve që pëlqehen më shumë janë ato 0.33 ml dhe mbi të gjitha krikot, që do pritet të konsumohen shumë në lokale apo ambientet e hapura në kryeqytet.

Zona që pritej të mblidhte më shumë tifozë është ajo në sheshin “Skënderbej”, i cili pritej të shndërrohet në një “pikë të nxehtë”, por stina dhe moti duket se nuk e favorizon këtë. Ende nuk janë parë instalacione grumbullimesh për Tifozët.

Lokale të ndryshme në Tiranë thonë njëzëri se në të tilla ngjarje sportive është e vështirë që të bëhen parashikime të sakta mbi fitimet që do të vijnë nga nxitja e konsumit. Sidomos duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve në tërësi që ka frenuar konsumin.

Megjithatë, shprehin bindjen se duke u afruar e festave e Nëntorit apo atmosfera e fundvitit, dhe Botërori do të rrisin xhirot e tyre. Në shumë lokale në kryeqytet nuk mungon ekrani i madh dhe promocionet e ndryshme, me oferta pijesh në oraret e zhvillimit të ndeshjeve, ku kulmon transmetimi në orët e mbrëmjes.

Në komunikim me disa kompani shitje me pakicë të elektroshtëpiakeve e produkteve teknologjike, pohohet se që në fillim të muajit nëntor nisën interesimet për Televizorë më të mëdhenj, por ato e lidhin jo vetëm më Botërorin këtë element. Sipas tyre, një faktor që ka nxitur rritjen e shitjeve të televizorëve të formateve të mëdha është rihapja e basteve në janar 2023.

a

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat