11.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS... / Këtë Shën Valentin, thuaj “Të Dua”...

Shëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS… / Këtë Shën Valentin, thuaj “Të Dua” me SIGAL UNIQA

Keni menduar që Shën Valentinin ta festoni jashtë Shqipërisë? Doni që dashurinë njeriut tuaj ta zemrës t’ja shprehni në Paris, Romë, Verona, Barcelonë apo Lisbonë?

Atëherë këshillat e mëposhtme do t’ju nevojiten patjetër.

Të gjithë e dimë se, sa herë udhëtojmë jashtë Shqipërisë, autoritetet doganore na kërkojnë një siguracion që kushton shumë pak por mbulon shumë në rast ngjarjesh të papritura, Siguracioni “Shëndet në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ne përfitojmë mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Por nëse ka një kompani sigurimi që mund ti besojmë shëndetin tonë edhe gjatë qëndrimit jashtë vendit, ajo është SIGAL UNIQA Group Austria.

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA të jetë kompania lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para në produktin “Shëndet në Udhëtim”, duke zënë rreth 70% të tregut.

Përveç “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë të keni mjekun me vete, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, shërbimit “TeleShëndet”.

Mjafton të keni internet dhe “TeleShëndet” mund ta përdorni gjatë gjithë qëndrimeve tuaja jashtë Shqipërisë. Dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, një temperaturë apo alergji, mos prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Ndërsa, nëse zgjidhni të udhëtoni me automjetin tuaj, përveç siguracionit “Karton Jeshil” që është i detyrueshëm, ju mund të merrni edhe policën e asistencës rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen se mund t’ju lerë karburanti, goma, bateria apo se përfshiheni në një aksident, atëherë “SIGAL UNIQA AutoSOS” është zgjidhja e duhur.

Çfarë ofron shërbimi i ”Asistencës Rrugore”?

  1. Asistencë me telefon, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës

Shërbim informacioni dhe organizmi të asistencës së nevojshme për klientët, dhënie rekomandimi, këshillime dhe asistencës orientuese në rrugë përmes telefonit, në çdo kohë dhe pa limit.

2. Riparim në vend i mjetit

Nëse një mjet ka një problem që mund të riparohet në vend, “EuropAssistance” dërgon një mekanik në vend-ngjarje (psh problem baterie, rënie e gomës, e ka lënë karburanti etj). Shpenzimet për baterinë, gomën etj mbulohen nga vetë klienti.

3. Shërbim karroatreci

Nëse mjeti ka defekt ose është përfshire në aksident, transportohet në pikën më të afërt të servisit të autorizuar.

4. Zëvendësim mjeti

Nëse është e pamundur të riparohet mjeti brenda ditës dhe nëse aksidenti ka ndodhur mbi 50 kilometra nga vendbanimi i klientit, ofrohet një mjet me qira.

5. Parking

Nëse asnjë servis i autorizuar nuk është hapur (gjatë ditëve të Pushimit, fundjavë apo natën), mjeti lihet në një parking të ruajtur dhe më vonë transportohet në servisin më të afërt të autorizuar.

6. Akomodim në hotel

Nëse është e pamundur të riparohet mjeti dhe vendbanimi i klientit është mbi 150 km larg, atëherë “EuropAssistance” ofron akomodim në hotel.

7. Vazhdim i udhëtimit

Me tren ose avion (pagesa e biletës për të vazhduar udhëtimin)

8. Shërbim Taxi (Për vazhdimin e udhëtimit)

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

SIGURACIONI QË JU DUHET, TASHMË NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al  ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Këtë Shën Valentin, thuaj “Të Dua” me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje, shkruani në:

WhatsApp: 068 606 2829

e-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat