8.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE para në treg dhe në dëmet e paguara/ Ja pse shqiptarët...

E para në treg dhe në dëmet e paguara/ Ja pse shqiptarët preferojnë “Karton Jeshil SIGAL” kur udhëtojnë jashtë vendit

Pandemia që goditi vendin në vitin 2020 solli mes të tjerash edhe bllokimin e lëvizjeve, përfshirë edhe ato jashtë Shqipërisë.

Pas dy viteve të luhatshëm, në vitin 2022 shqiptarët iu rikthyen udhëtimeve jashtë vendit duke bërë që kjo gjë të reflektohet edhe në kërkesën e shtuar për tu pajisur me siguracionin “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për çdo automjet me targa shqiptare që kalon çdo pikë kufitare. (Përjashtim këtu bën vetëm Kosova).

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro

Teksa jemi në vazhdën e publikimeve lidhur me raportin e AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin e shkuar, nëse ndalemi pikërisht te produkti Sigurimi “Karton Jeshil”, vemë re se SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit e para për përqindjen që ze në treg por edhe e para në dëmet e paguara.

TREGU, KARTON JESHIL

Nëse 8 kompanitë që operojnë në tregun e Sigurimeve të Jo-Jetës kanë paguar gjatë vitit 2022 rreth 419 milionë lekë dëmshpërblime, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 125 milionë lekë.

DËME, KARTON JESHIL

Përse “Karton Jeshil” preferohet të blihet pranë SIGAL UNIQA Group Austria?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE: Për klientët e SIGAL dhe jo vetëm/ Shumë shërbime me pak lekë, vjen për herë të parë në Shqipëri Asistenca Rrugore “AutoSOS”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat