13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa të huaj jetojnë në Shqipëri? Kryesojnë italianët dhe turqit

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? Kryesojnë italianët dhe turqit

Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 62.5%.

“Scan Intel” ka hulmutuar treguesit mbi emigracionin e rregullt në Shqipëri dhe shtetësitë e fituara ndër vite për të parë se si paraqitet numri i të huajve në vendin tonë.

Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj, një vjeçare, dy, tre apo pesë vjeçare dhe leje të përhershme.

Viti 2022 ka regjistruar numrin më të lartë të të hujave me leje qëndrimi që nga viti 2005, i cili regjistronte 2,378 të huaj. Që nga viti 2005 numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 7 herë.

Por nga cilat vende u paraqit numri më i lartë i kërkesave për leje?

Sipas të dhënave, shtetasit nga Italia, Kosova dhe Turqia paraqiten numrin më të lartë të  kërkesave për leje qëndrimi në vendin tonë.

Më pas në renditje pozicionohen shtetasit nga Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia e numrit të aplikimeve të shtetasve nga Irani në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, të huajt rezidentë me origjinë nga Italia, Kosova dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2022, respektivisht me 2,948, 2,829 dhe 1,629 banorë. Të huajt rezidentë nga Italia kanë shënuar rritje me 26.9%, ndërsa ato nga Kosova janë rritur me 51.4%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat