18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tragjik në Lezhë/ Humb jetën 21-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident tragjik në Lezhë/ Humb jetën 21-vjeçari, plagoset një tjetër

Një 21-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas policisë, makina “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 persona është përplasur me barrierën anësore të rrugës, në rrethana momentalisht të paqarta.

Për pasojë shoferi i makinës, 21-vjeçari Albert Shullani, banues në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri Kristian A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE: Këmbanë alarmi/ 162 aksidente rrugore dhe 229 persona të aksidentuar vetëm në janar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat