9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa para na sjellin emigrantët? Jemi në vend të 5-të në Europë,...

Sa para na sjellin emigrantët? Jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova e para

Zyra Europiane e Statistikave ka përditësuar të dhënat në lidhje më dërgesat e emigrantëve sipas vendeve pritëse në Europë për vitin 2020, ku figuron edhe Shqipëria.

Për vendin tonë remitancat në vitin 2020 llogariten në rreth 1.03 miliardë euro në total, çka na vendos në vend të 8-të në Europë në terma absolutë, me një shifër ndjeshëm më të madhe se shumë vende të tjera të kontinentit të vjetër, të cilat kanë edhe një popullsi disa herë më të madhe.

“Scan Intelligence Unit” i ka përpunuar këto të dhëna në raport me popullsinë, për të kuptuar më mirë se sa dërgesa nga emigrantët marrin shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të Europës dhe rajonit, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria ka në mërgatë një numër të konsiderueshëm të popullsisë, të akumuluar ndër vite.

Por, çfarë thonë shifrat? Gjatë vitit 2020, remitancat për frymë në vendin tonë fiksohen në 364 euro. Pra, kaq është shuma mesatare që çdo shqiptar ka marrë nga të afërm apo miq të tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut.

Kjo shifër na vendos në vend të 5-të në kontinentin e vjetër, pas Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Kosova mban vendin e parë në absolut, me 980 milionë euro remitanca për një popullsi më të vogël se 2 milionë banorë, ose më saktë, 506 euro për frymë.

Më pas ndjek Kroacia, me 447 euro për frymë, Mali i Zi, me 417 euro për frymë dhe Bosnje Hercegovina, me 393 euro për frymë. Në rajon, vetëm Serbia me 357 euro për frymë dhe Maqedonia e Veriut, me 135 euro për frymë regjistrojnë shira më të ulta se vendi ynë.

Në vend të fundit të tabelës ndër vendet e kontinentit të vjetër ndërkohë gjejmë Gjermaninë, me rreth 0.05 euro për frymë, Turqinë me rreth 1.8 euro për frymë dhe Francën, me vetëm 3.89 euro për frymë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat