15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOBSH: Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedent

OBSH: Omicron po përhapet me një ritëm të paprecedent

Omicron është duke u përhapur me një ritëm të paprecedent dhe duket se vaksinat aktuale kundër Covid-19 janë më pak efektive në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë dhe vdekjes.

Paralajmërimi bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, agjencia e shëndetit në OKB njofton se vaksinat vijojnë që të ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme nga virusi.

“Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar tani është raportuar nga 77 vende dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e botës, por nuk duhet të cilësohet si i “butë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm,” tha Tedros në një video-konferencë.

Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rëndë, numri i madh i rasteve mund të fusë përsëri në kolaps sistemet shëndetësore të papërgatitura”.

Lexo edheItalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, kushtet për të udhëtuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat