9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleFamiljeRritje e frikshme e nivelit CO2 në ajër, Tokio të detyrueshme instalimin...

Rritje e frikshme e nivelit CO2 në ajër, Tokio të detyrueshme instalimin e paneleve diellore në shtëpi

Autoritetet e Tokios kanë miratuar një vendim për ta bërë të detyrueshëm instalimin e paneleve diellore për shtëpitë e reja nga muaji prill i 2025-ës. Masa prek kryesisht rreth 50 kompani të mëdha të cilat janë ndërtuesit kryesorë të shtëpive në kryeqytetin japonez.

Vendimi i Tokios, i pari i këtij lloji në Japoni, ka për qëllim uljen e emetimeve të gazeve serrë, sipas autoriteteve të qytetit, raportojnë mediat lokale.

Japonia është emetuesi i pestë më i madh i CO2 në botë dhe është zotuar të arrijë nivelin zero deri në vitin 2050 dhe të arrijë neutralitetin klimatik. Tokio ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2000.

Shtëpitë me sipërfaqe çati më pak se 20 metra katrorë do të përjashtohen, raportoi Japan Times.

Autoritetet e qytetit do të përgatisin gjithashtu subvencione për të mbështetur zbatimin e vendimit, tha guvernatori i Tokios Yuriko Koike. Aktualisht, vetëm 4% e të gjitha ndërtesave të përshtatshme për instalimin e paneleve diellore në Tokio kanë instalime të tilla, sipas Koike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat