19.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeFOTO/ Vjena, qyteti me më shumë se 10 tregje Krishtlindjesh

FOTO/ Vjena, qyteti me më shumë se 10 tregje Krishtlindjesh

Vjena është një nga qytetet më të bukura në Europë, me ndërtesat e saj të dekoruara, të cilat ju çojnë pas në kohë, në atmosferën tipike perandorake.

Nëse kjo është e vërtetë gjithë vitin, është edhe më shumë në ditët para Krishtlindjeve, kur kryeqyteti austriak mbushet me tregje vezulluese dhe shumëngjyrëshe, karakteristike të kësaj periudhe, ku me të vërtetë është e vështirë të mos magjepseni dhe të ndiheni disi sërish fëmijë.

Nga mesi i nëntorit e deri në Krishtlindje, Vjena është destinacioni ideal për ata që e pëlqejnë këtë atmosferë, ku 25 dhjetori nuk zgjat veç një ditë.

LEXO EDHE: Kryeqyteti i Austrisë shpallet më i miri për herë të tretë/ Vjena, qyteti ku jetohet më mirë

Bukuria e tregjeve historike

Kur flitet për tregje të Krishtlindjeve, në Vjenë nuk do të dini se cilin të vizitoni më parë, por ku mund ta nisni turin tuaj, në kërkim të aromave, ngjyrave dhe shijeve?

Tregu i Krishtlindjeve i Freyung është në qendrën historike, por nuk është një treg i thjeshtë. Në të njëjtin shesh, një treg i ngjashëm u krijua nga fundi i shekullit XVIII, ndaj është një nga më të vjetrit e qytetit.

Në shtëpizat e tij do të gjeni gjithçka, nga punimet artizanale te zbukurimet në qelq.

Mjaft të ecni vetëm disa hapa për të shkuar te tregu Am Hof, që është bërë edhe më tërheqës me koret që shoqërojnë blerjet.

I pranishëm gjatë gjithë vitit përballë Pallatit Schönbrunn, një nga vendet simbiloke të Vjenës, tregu tradicional shndërrohet në një treg Krishtlindjesh – Weihnachtsmarkt – me dekorime dhe aktivitete kushtuar fëmijëve.

E çfarë mund të thoni për tregun që ndodhet përballë Pallatit Belvedere? Më shumë se një treg është një fshat i vërtetë Krishtlindjesh në stilin barok.

Për ata që janë më romantikë është tregu i Spittelberg – mjaft të përshkoni rrugët magjike të zonës për të zbuluar stendat me shumë surpriza për të dashuruarit.

Për çiftet, por jo vetëm, është edhe tregu i Krishtlindjeve që ndodhet në Rathaus, një vend përrallor me një pistë të mrekullueshme patinazhi dhe pemën karakteristike me zemrave.

Zbulimi i traditës së kuzhinës austriake

Krishtlindjet është periudha ku triumfojnë ëmbëlsirat dhe gatimet më të shijshme dhe në Vjenë tregjet që ofrojnë delikatesa njëra pas tjetrës nuk mungojnë.

Një shembull i përsosur është Fshati i Krishtlindjeve në Stephansplatz ku do të zbuloni ushqimet tipike të traditës austriake.

Harku i qirinjve shërben si kornizë në hyrje “Christkindlmarkt” në Rathausplatz, i cili mishëron të gjithë elementët e traditës së kuzhinës vjeneze dhe më gjerë.

Vjena është qyteti i tregjeve të Krishtlindjeve “par excellence”, ato që sapo u përshkruan më sipër dhe shumë të tjerë janë gati ta bëjnë pritjen e 25 Dhjetorit vërtet unike. /Si viaggia.it 

LEXO EDHE: Krishtlindja dhe Viti i Ri/ Si të udhëtojmë të sigurtë këtë sezon festash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat