19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja ekonomike/ Instituti i Vjenës: Mali i Zi dhe Shqipëria, projeksionet më...

Rritja ekonomike/ Instituti i Vjenës: Mali i Zi dhe Shqipëria, projeksionet më optimiste në Ballkan

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Vjenës në edicionin e dimrit të vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, konkludojmë se treguesit kryesorë makroekonomikë si norma e inflacionit, norma e papunësisë dhe Produkti i Brendshëm Bruto do të jenë sfidues për vendet e rajonit në 3-vjeçarin e ardhshëm.

Në terma nominalë themi se Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) pritet të zgjerohet në vitin 2024 me 3.6% ndërsa inflacioni premton shifra optimiste pasi do të ketë një rënie nga 4.8% në 3%.

Inflacioni parashikohet të jetë në nivele të kënaqshme gjatë gjithë 3-vjeçarit jo vetëm gjatë vitit aktual. Përsa i përket normës së papunësisë themi se edhe ky tregues do të ndjekë një kurbë rënëse dhe pritet që në vitin 2024 të jetë 9.5% nga 10% që ishte në vitin 2023.

Por çfarë thonë shifrat përsa i përket projeksioneve në nivel rajonal?

Sipas të dhënave të raportit për projeksionet e rritjes ekonomike në vendet e rajonit, Shqipëria pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë, pas Malit të Zi.

Ekonomia në Malin e Zi pritet të zgjerohet me 4% ndërsa ekonomia e vendit tonë pritet të ketë një zgjerim me 3.6% ndërsa ekonomia e Kosovës pritet të zgjerohet me 3.5% në vitin 2024.

Në vendet e tjera të rajonit si Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet që kjo rritje të jetë me 2%, 2.2% dhe 2.4% përkatësisht.

 

Sipas Institutit të Vienës, norma e papunësisë në Shqipëri në vitin 2024 pritet të jetë 0.5% më e ulët se në vitin 2023, ose 9.5%.

Në të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë kjo normë do të luhatet nga 10% në 13.2%.

LEXO EDHE: “Ngrohja globale, ndikim në ekonomi”/ Guvernatori Sejko: Indeksi global e rendit Shqipërinë mes vendeve më të riskuara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat