12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRisi, inovacion dhe mbi 960 milionë Lekë dëme të paguara/ Makina vijon...

Risi, inovacion dhe mbi 960 milionë Lekë dëme të paguara/ Makina vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Gjatë 2023-shit tregu i sigurimeve në Shqipëri arriti vlerën e 22.9 mld lekëve me një rritje prej 9% nga 2022-shi.

Kontratat e lidhura iu afruan pothuajse shifrës 1.5 milionë, me një rritje 11% nga një vit më parë.

Sigurimet motorike mbajnë afro 68% të totalit duke gjeneruar rreth 14 miliardë lekë prime gjatë vitit 2023.

Por cila kompani sigurimi vijon të jetë më e besuar në treg, edhe për Sigurimet Motorike? 

Sipas raportit të publikuar ditën e djeshme nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023, SIGAL UNIQA Group Austria rezuton kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në këtë klasë sigurimi.

Me mbi 21% të tregut dhe mbi 960 milionë Lekë ose 9,28 milionë Euro dëme të paguara, kompania shqiptaro-austriake mbetet lidere në tregun e sigurimeve motorike.

 

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pararojë e ndryshimeve novatore në këtë treg duke sjellë për herë të parë në rajon edhe Shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” dhe shumë produkte dhe shërbime të tjera që ua bëjnë jetën më të lehtë mbi 1.2 milionë klientëve të saj.

Kompania kryeson tregun e sigurimeve në Shqipëri prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme, që numëron mbi 16 milionë klientë, e bëjnë SIGAL UNIQA-n zgjedhjen e parë për çdo qytetar apo biznes që do të sigurojë gjithçka me vlerë.

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare/ Kompania më e besuar e sigurimeve në Shqipëri edhe për 2023-shin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat