26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e pagave të administratës, lista e plotë e të gjitha kategorive

Rritja e pagave të administratës, lista e plotë e të gjitha kategorive

Projektligji për rritjen e pagave në administratën publike, deputetëve dhe ministrave u miratua më 25 maj në Kuvend, ndërsa vetëm një ditë më parë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Rritje me 72% pësoi edhe Kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës ka një rritje të përgjithshme nga 10-35 mijë lekë.

Ndërkohë ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë.

Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit.

Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë.

Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli.

LISTA E PLOTË E PAGAVE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat