16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLuiza na bën sërish krenarë, rekord në Kampionatin Evropian

Luiza na bën sërish krenarë, rekord në Kampionatin Evropian

Luiza Gega po tregon formën e mirë që po kalon teksa ka fituar garën e 3,000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian Ekipor të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.

Atletja shqiptare ka fituar në divizionin e tretë të garës, teksa e ka mbyllur me kohën 9:17.31.

Me këtë fitore, Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë.

Veç suksesit, Gega ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj në këtë event, duke lënë pas izraeliten Adva Cohen.

Në këtë event që po zhvillohet prej ditësh, Gega i ka shtuar edhe 15 pikë të tjera skuadrës shqiptare që po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gega fitoi edhe në garën e 5,000 metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3,000 metra me pengesa.

Ajo ia doli, fitoi kampionatin duke thyer rekord! Luiza Gega barazohet me Ivet Lalova-Collio (BUL) si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy nënkampione. Ajo fitoi edhe garën me pengesa 3000 metra për femra duke kapur dhe kohën rekord 9:17.31, çka ka sjellë 15 pikë për ekipin e Shqipërisë”, shkruan Federata Europiane e Atletikës.

Lojërat Europiane 2023 zhvillohen nga data 21 Qershor deri më 2 Korrik në Poloni me Shqipërinë që është një nga 48 shtetet që merr pjesë në Edicionin e Tretë të tyre.
“Team Albania” përfaqësohet nga 11 sportistë, që pretendojnë medalje në 7 disiplina.
Kujtojmë se kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, përveç sponsorizimeve të shumta në disa displina sportive është edhe sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

 

Përmes bashkëpunimit “KOKSH-SIGAL UNIQA Group Austria”, përveç marrjes në sigurim të sportistëve, synohet edhe promovimi i tyre në planin social; promovimi dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve fizike e sportive si dhe ndihmesa direkte në zhvillimin e sportit dhe të aktiviteteve fizike për të gjithë grupmoshat, por kryesisht tek fëmijët dhe të rinjtë.

 

Ndërkohë, edhe më herët SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht kampionen Luiza Gega.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat