20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenton këmbësorin, merr plagë të rënda edhe drejtuesi i motorit

Aksidenton këmbësorin, merr plagë të rënda edhe drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Lushnjës, në “Rrugën e Palmave” pranë tregut të fruta perimeve.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.

Ledion Duro, drejtuesi i motorit ka përplasur shtetasin Gramoz Xhumari 45 vjeç nga Karbunara.

Si pasojë e kësaj përplasje të dy kanë marrë dëmtime të rënda duke dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Nga informacionet e para mësohet se 45vjeçari i ka prerë rrugën drejtuesit të motorit ku ky i fundit dhe pse ka frenuar nuk e ka shmangur dot përplasjen.

Aksi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një nga akset që shpesh herë ka patur aksidente dhe me pasoja fatale. Kjo për shkak të drejtësisë që ka ky segment ku drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi deri në 120 km në orë.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat