24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten problemet e shëndetit mendor në Shqipëri

Rriten problemet e shëndetit mendor në Shqipëri

Problemet e shëndetit mendor, ankthi dhe depresioni po rriten në popullatën shqiptare.

Sipas specialistëve, kjo lidhet me disa faktorë social-ekonomikë, por edhe ndryshimet klimatike ku brenda një muaji përjetohet Dimri, Vjeshta dhe Vera duke ndikuar në gjendjen psikoemocionale.

“Faktorët socialë, faktorët ekonomik që janë pjesë e secilit prej nesh, por nuk ndihmohemi edhe nga sezoni qe vjen nga një Vjeshtë e zgjatur. Pranvera dhe Vjeshta kanë qenë gjithmonë stinët ku ne kemi një ndryshim brenda proceseve fiziologjike. Ne jemi në një tendencë rritjeje, këtë e shikojmë jo vetëm nga fluksi i vizitave. Rastet janë dyfishuar”, thotë për Klan psikologia Arjan Rreli.

Mjekët thonë se më shumë po dominon ankthi.

“Nga problematikat më të shpeshta vijon të kryesojë ankthi me çrregullimet karakteristike që shoqëron gjumin, humorin, përqëndrimin. Shtrimi në spital nuk dominon”.

Sipas OBSH, 1 në 8 persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Pandemia e Covid ndikoi edhe më shumë në rritjen e rasteve, duke bërë që kjo sëmundje të reflektohet për një kohë të gjatë në popullatën globale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat