22.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperatura deri në 22°C/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Temperatura deri në 22°C/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën mbizotërimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me  shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të papërfillshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat