19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten pagesat në rrugë bankare gjatë gjysmës së parë të 2023/ Edhe...

Rriten pagesat në rrugë bankare gjatë gjysmës së parë të 2023/ Edhe siguracionet po blihen online

Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët po rritet më tej gjatë këtij viti.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë individët dhe bizneset kanë kryer rreth 18.7 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 2.9 trilionë lekë, në rritje me 7.5% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 61% të totalit.

Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet e fundit.

Grupi i dytë më i madh brenda pagesave në rrugë bankare janë transfertat e kreditimit të nisura nga klientët. Këto përfshijnë pagesat e nisura nga klientët në degët e bankave ose nëpërmjet kanaleve bankare në distancë, kryesisht internet banking. Risia më e rëndësishme e këtij viti është se tashmë transfertat bankare po dominohen nga veprimet në kanalet e elektronike. Rreth 56% e numrit total të këtyre transfertave u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Bankës së Shqipërisë, numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 66% të totalit. Kjo tregon se përdorimi i shërbimeve bankare ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fillim të këtij viti ishte rreth 3.11 milionë.

Edhe siguracionet po blihen online 

Zhvillimet e teknologjisë dhe rritja e blerjeve në mënyrë elektronike ka ndikuar edhe në sektorin e sigurimeve.

Gjatë këtij viti por kryesisht gjatë muajve korrik dhe gusht, ka patur një rritje të qytetarëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të blejnë online siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit, raporton SIGAL UNIQA.

Një mundësi e tillë kursen kohë dhe para pasi çdo qytetar shmang kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që i nevojitet.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online ndërsa sot qëndron në pararojë me kompanitë e tjera.

Kushdo mund të hyjë në SIGAL ONLINE dhe të blejë direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Siguracionet që mund të blihen Online në SIGAL UNIQA:

Shëndet: TeleShëndet; Shëndet në Udhëtim (jashtë dhe brenda Shqipërisë); Sigurimi Nxënës dhe Studentë; Studentë jashtë Shqipërisë; Kartat e Kujdesit Shëndetësor; Karta Gold

Pronë: Sigurimi i Shtëpisë

Automjet: TPL, Kufitare, Karton Jeshil, Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”

Marina: MVL – Sigurimi i Mjeteve të Vogla Lundruese; CMR -Sigurimi i Përgjegjësisë për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Për më tepër për çdo blerje online, SIGAL UNIQA ju bën automatikisht pjesë e shorteut të përmuajshëm “Sigurohu Online dhe Fito” ku ndahen dhurata të ndryshme.

LEXO EDHE“Sold Out”/ Drejt përfundimit biletat për Shqipëri-Poloni, por jo në SIGAL UNIQA. Ja mundësia e artë që nuk duhet humbur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat