8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po...

Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

Kërkesa për sigurim nga tërmetet është rritur si pasojë e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Në qendrën financiare dhe tregtare të Stambollit, mesatarisht 12,500 polica të tërmeteve janë lëshuar çdo ditë pas katastrofës, një rritje prej 87% mbi mesataren ditore prej 6,700 policash përpara 6 shkurtit, sipas raportimeve të Sigorta Medya.

LEXO EDHETërmetet i kanë kushtuar ekonomisë turke rreth 103 miliardë dollarë dëme

Stambolli është qyteti më i populluar në Turqi, me një popullsi prej rreth 16 milion banorë.

Shqetësimi për tërmetet u rrit gjithashtu kur kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, paralajmëroi gjatë një transmetimi televiziv të transmetuar pas 6 shkurtit se rreth 90,000 ndërtesa mund të rrezikoheshin të shemben nëse një tërmet i madh do të godiste metropolin.

Ai tha gjithashtu se rreth 317,000 ndërtesa janë amnistuar nga kodi i ndërtimit.

Megjithëse sigurimi për tërmetet është i detyrueshëm në Turqi, shkalla e mbulimit ishte 54% në të gjithë vendin në tërësi përpara 6 shkurtit. Mbulimi i detyrueshëm i tërmeteve ishte 61.90% në Stamboll, ndërsa në 10 provincat e goditura nga fatkeqësia, shkalla e mbulimit ishte 49%.

Që nga 13 marsi 2023, u konfirmuan më shumë se 55,700 vdekje, duke përfshirë më shumë se 48,400 në Turqi dhe më shumë se 7,200 në Siri. Tërmeti dhe lëkundjet e fuqishme që pasuan plagosën më shumë se 115,000 në Turqi dhe shkaktuan shembjen e mijëra ndërtesave.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Po Shqipëria?

Shqipëria ndodhet në një zonë shumë sizmike dhe është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Besohej se tërmeti i vitit 2019 do të sillte reflektim lidhur me mënyrën se si do të administrohej rreziku ekonomik nga katastrofat natyrore. Por, as shteti dhe as qytetarët duket se nuk kanë mësuar shumë nga mësimi i hidhur i tërmetit të 2019, për nevojën e minimizimit të rrezikut financiar nga fatkeqësitë natyrore.

Vetëm 7% e familjeve të siguruara

Sipas vlerësimeve nga tregu, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 40 milionë euro dëme të lidhura me tërmetin e vitit 2019. Kjo shifër reflekton shkallën e ulët të sigurimit ndaj fatkeqësive natyrore në Shqipëri.

Gjërat nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë, ose më pak se 21 euro për familje.

Në pjesën dërrmuese, kontratat janë të lidhura me detyrimin e vendosur nga bankat tregtare për sigurimin e pronave të lëna si kolateral dhe me sigurimet në segmentin e biznesit.

INSTAT e vlerëson numrin e përgjithshëm të familjeve në Shqipëri rreth 765 mijë, ndërsa lidhur me numrin e banesave, të dhënat më të fundit janë ato të Censit 2011, kur u regjistruan rreth 1.075 milionë banesa.

Megjithëse tendencat demografike kanë një prirje të qartë rënëse që nga Censi i fundit, numri i banesave vlerësohet të ketë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos pas bumit të ndërtimit të viteve të fundit, i përqendruar kryesisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare.

Sipas statistikave të AMF, numri total i kontratave të sigurimit për dëmet në pronë (jo vetëm për sigurimin nga katastrofat) arriti në 54 mijë. Pa marrë parasysh që një pjesë e mirë e kontratave u takojnë bizneseve, mund të vlerësohet se aktualisht, sigurimi i pronës mbulon vetëm 7% të familjeve, ose 5% të banesave.

Një element tjetër që i shton rreziqet është fakti se në përgjithësi, limitet e dëmshpërblimit të siguruar shkojnë deri në vlerën e kredisë ndaj bankës, por nuk mbulojnë vlerën e plotë të pronës.

Mungesa e një mbulimi domethënës me sigurime mbi baza vullnetare potencialisht rrit varësinë e publikut nga mbështetja shtetërore, në rast të ndodhjes së katastrofave, njëlloj siç ndodhi në vitin 2019.

Vetëm 7% e familjeve në Shqipëri, të siguruara

Sipas vlerësimeve nga tregu, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 40 milionë euro dëme të lidhura me tërmetin e vitit 2019. Kjo shifër reflekton shkallën e ulët të sigurimit ndaj fatkeqësive natyrore në Shqipëri.

Gjërat nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë, ose më pak se 21 euro për familje.

Në pjesën dërrmuese, kontratat janë të lidhura me detyrimin e vendosur nga bankat tregtare për sigurimin e pronave të lëna si kolateral dhe me sigurimet në segmentin e biznesit.

INSTAT e vlerëson numrin e përgjithshëm të familjeve në Shqipëri rreth 765 mijë, ndërsa lidhur me numrin e banesave, të dhënat më të fundit janë ato të Censit 2011, kur u regjistruan rreth 1.075 milionë banesa.

Megjithëse tendencat demografike kanë një prirje të qartë rënëse që nga Censi i fundit, numri i banesave vlerësohet të ketë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos pas bumit të ndërtimit të viteve të fundit, i përqendruar kryesisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare.

Sipas statistikave të AMF, numri total i kontratave të sigurimit për dëmet në pronë (jo vetëm për sigurimin nga katastrofat) arriti në 54 mijë. Pa marrë parasysh që një pjesë e mirë e kontratave u takojnë bizneseve, mund të vlerësohet se aktualisht, sigurimi i pronës mbulon vetëm 7% të familjeve, ose 5% të banesave.

Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?

Në SIGAL UNIQA Group Austria ajo nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Tërmeti dhe çdo fatkeqësi natyrore nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj Sigurimi i Pronës suaj nga ngjarje të tilla duhet të jetë prioritet.

SIGAL UNQIA Group Austria është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.

Mos prisni më! Blini tani  Sigurimin e Pronës suaj online. Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani shtëpitë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…

Për më shumë informacione, klikoni në www.sigal.com.al

Ose shkruani në Whatsapp: 068 606 2829 ose E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat