12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehet pluhuri afrikan në qiellin shqiptar, sot priten temperatura ‘mbytëse’

Rikthehet pluhuri afrikan në qiellin shqiptar, sot priten temperatura ‘mbytëse’

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta”, thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes”, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo.

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.

Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit ‘mbytës’, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Saharaja është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Europë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat