14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRezervat e arit/ Shqipëria, 13 herë më pak se Serbia

Rezervat e arit/ Shqipëria, 13 herë më pak se Serbia

Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave nga Këshilli Botëror për Arin dhe Banka Popullore e Serbisë, vendi ka aktualisht një sasi prej 2,8 ton flori, sasi kjo 13 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut.

Mali i Zi me më pak se 1,1 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.

Në raport me numrin e popullsisë, Serbia ka sasinë më të lartë për frymë me gati 0,05 kilogram. Edhe me këtë përllogaritje, Shqipëria renditet më mirë vetëm se Mali i Zi dhe Kosova.

Për ekspertët, rritja e rezervave të arit mund të vijë vetëm si pasojë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Holanda, India, Japonia, Zvicra, Kina, Rusia, Franca, Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 10 shtet me rezervat më të larta të floririt në botë sipas Këshillit Global të Arit. /A2 CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat