12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet në Bujqësi/ Humbjet shtohen, por interesi mbetet mjaft i ulët

Sigurimet në Bujqësi/ Humbjet shtohen, por interesi mbetet mjaft i ulët

Kur nuk është breshëri, janë ngricat. Atëherë kur shuhen zjarret e mbaron thatësia, vërshojnë përmbytjet.

Fermerët shqiptarë janë thuajse gjatë gjithë vitit të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik, që shpeshherë çon në faliment.

Ky hendek thellohet edhe më tej për shkak të “dorës së padukshme” të institucioneve dhe mungesës së sigurimeve, duke rrezikuar të gjithë zinxhirin e vlerës ushqimore.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ndonëse në rritje vitet e fundit, vlera e sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore vijon të mbetet minimale, duke mbetur poshtë nivelit të 2 miliardë lekëve.

Të dhënat nga AMF tregojnë se gjatë 2020-ës është dhënë edhe vlera më e lartë e dëmshpërblimeve si pasojë e zjarreve apo përmbytjeve, duke tejkaluar vlerën e 2.7 miliardë lekëve.

Sigurimi në bujqësi e blegtori do të shmangte problemet financiare me të cilat do të përballej fermeri, apo subjekti në rast se do të humbiste pjesërisht, ose totalisht prodhimin e tij duke garantuar kështu stabilitetin financiar nëpërmjet transferimit të riskut tek siguruesi.

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë nga SIGAL UNIQA Group Austria

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Lexo edhe: Sigurimi nga përmbytjet/ Si të zgjidhni mbulimin e duhur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat