13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Jetës për 9-mujorin 2022/ Në Maqedoninë e Veriut janë investuar...

Sigurimi i Jetës për 9-mujorin 2022/ Në Maqedoninë e Veriut janë investuar mbi 25 mln euro, në Shqipëri vetëm 7.1

Teksa Shqipëria dhe Kosova vijojnë me shifra të ulta, në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e vazhdueshme e masivitetit për investime në Sigurimin e Jetës.

Deri në fund të shtatorit 2022, 297.559 qytetarë kanë siguruar jetën e tyre ku janë investuar 1,56 miliardë denarë (25,4 milionë euro), ndërsa për të njëjtën periudhë Shqipëria regjistron 7,1 milionë euro.

Numri i policave të sigurimit të jetës në Maqedoninë e Veriut, në tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me gati 55,000, ose 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Të dhënat nga shoqëritë e sigurimeve të jetës tregojnë se, produkti i sigurimit, i njohur si “Sigurimi i Rrezikut” ka rritjen më të lartë. Me këtë siguracion, në rast vdekjeje, shuma e siguruar i kalohet një anëtari të familjes, bashkëshortit/es ose përfituesit tjetër të sigurimit.

Në fund të shtatorit të vitit 2022, mbi 237,000 persona kishin këtë siguracion. Çka do të thotë 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga të gjitha kontratat e sigurimit të jetës, mbi 48,300 kanë komponent kursimi. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara me interes pas skadimit të kontratës së sigurimit.

Pagesat e policave që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në obligacione qeveritare, me rrezik shumë të ulët humbjesh dhe me fitime solide.

Në total, për 9-mujorin 2022, në këtë sigurim, qytetarët kanë investuar 828,1 milionë denarë ose 13,3 milionë euro.

Produkti më i ri i sigurimit nga sigurimet e jetës është ai i quajtur “Unit Link“.

Ky produkt mundëson: 

  • investimi nëpërmjet fondit investohen në aksione në më shumë se 100 kompani të rangut të lartë botëror siç janë Apple, Microsoft, Nestle, Johnson & Johnson, JP Morgan e tj.
  • U jep mundësi klientëve për diversifikim të riskut nga investime në aksione
  • Mundësi për të ardhura më të larta nga ato të cilat mund të fitohen nga bankat, dhe në të njëjtën kohë keni sigurim jete.

Për 9-mujorin e vitit të kaluar, në këtë produkt, 11.800 qytetarë, kanë investuar 318,8 milionë denarë ose 5,2 milionë euro.

Sa i përket dëmeve të paguara, në 9-mujorin 2022, shoqëritë e sigurimit të jetës kanë paguar gjithsej 484,8 milionë denarë ose 7,9 milionë euro tek klientët e tyre.

Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës kanë një ndikim të fortë në ruajtjen e stabilitetit financiar të tregut të sigurimeve. Të ardhurat e përgjithshme për këto kompani, në fund të tremujorit të tretë 2022, arriti në 11 miliardë denarë (179,6 milionë euro), që do të thotë 36% i totalit të aktiveve të 16 kompanive të sigurimeve.

Sipas AMS, UNIQA Life, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria ze 12% të tregut të Sigurimeve të Jetës në Maqedoninë e Veriut. Me shifrat që vijnë në rritje vit pas viti.

LEXO EDHE: “Brendi më i mirë i sigurimeve 2022”, UNIQA Maqedoni vlerësohet me çmim nga faqja e njohur ndërkombëtare

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat