13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu në gjithë vendin, mësoni si do jetë moti sot

Reshje shiu në gjithë vendin, mësoni si do jetë moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Parashikohen reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjithashtu parashikohet borë e dobët në zonat malore. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalizohen vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat