21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord historik/ 131 mld lekë shkëmbime tregtare gjatë marsit. Me SIGAL, të...

Rekord historik/ 131 mld lekë shkëmbime tregtare gjatë marsit. Me SIGAL, të sigurtë në çdo kohë e në çdo vend

Tregtia e jashtme vijon të raportojë terma rritje mjaft të larta, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave për Marsin. Por, kjo rritje duket të jetë efekt i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve, duke qenë se treguesit kryesorë janë të shprehur në vlerë, dhe jo në volum.

Shifrat zyrtare për Marsin tregojnë se eksportet e mallrave prekën shifrën e 48 miliardë lekëve gjatë marsit, në rritje me 50.4% krahasuar me marsin e një viti më parë dhe me 28% krahasuar me shkurtin. Edhe importet janë rritur ndjeshëm, duke prekur shifrën e 84 mld lekëve, në rritje me 29.7% në terma vjetorë dhe me 21.7% në terma mujorë.

Sa i përket eksporteve, kontributin më të madh në rritjen me 50.4% të tyre gjatë marsit e kanë pasur “Materiale ndërtimi dhe metale” me 20.3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 12.7 pikë përqindje, si dhe “Tekstile dhe këpucë”, me 6.7 pikë përqindje. Ndërkohë, sa i përket importeve, në rritjen prej 29.7% gjatë marsit, kontributin më të madh e kanë dhënë grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 14.2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 7.2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 4.2 pikë përqindje.

Në total, gjatë marsit shkëmbimet tregtare kapin vlerën e 131 miliardë lekëve. Ky është rekordi më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë, në çdo muaj. Nga ana tjetër, shifra rezulton rreth 50 mld lekë mbi mesataren historike të 5 viteve të kaluara, ose rreth 420 milionë euro më shumë në muaj.

Distancat e largëta në rrugë tokësore, detare apo ajrore, që nga nisja e deri në destinacion, bëjnë që mallrat gjatë transportit të jenë të ekspozuara për një kohë të gjatë ndaj rreziqeve të shumta aksidentale të mjetit apo dhe fatkeqësive natyrore.

Për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, për të mbyllur me sukses marrëveshjet, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e ndryshme gjatë transportit, sigurimi i mallit në transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.

Format e rreziqeve që mbulohen:

SIGAL UNIQA Group Austria mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Mbulimi A – All Risk (Të gjitha rreziqet gjatë transportit)

Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur.

Mbulimi B

Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.

Rreziqet që mbulohen:

Të gjitha dëmtimet aksidentale, zjarr, shpërthim, aksidenteve të mjeteve të transportit, shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie, avarinë e përgjithshme, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës, dëmi që shkaktohet nga tërmeti, vullkani, rrufeja, vjedhja, dëmtimi i mallit nga uji në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje të pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.

Zona e mbulimit:

SIGAL UNIQA Group Austria siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë përmes agjencive në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.

Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi HULL (KASKO) Marine

*Sigurimi MVL Mjetet e Vogla Lundruese deri në 24 metra mbulojnë përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar.

*Sigurimi HULL (KASKO) Marine mbulon me sigurim çdo rrezik te siguruar pavarësisht kush është fajtori

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, rënia në cektinë, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, përplasja me mjete të tjera në tokë, det apo port.  Tërmeti, vullkani, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, rënie e pjesëve të objekteve fluturuese, avaria e përgjithshme.

Sigurimi i përgjegjësisë P&I (Protection and Indemnity Insurance)

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Përgjegjësia ndaj palëve të treta nga dëme si pasojë e përplasjes në det; plagosja, sëmundja apo vdekja e një anëtari të ekuipazhit, pasagjeri apo pale të tretë; dëmshpërblimin për papunësisë si pasojë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e ekuipazhit; shpenzimet për shpëtimin e jetës; përgjegjësinë për mallin; konfiskimin e anijes; proceset gjyqësore etj.

Sa kushton?

Për transporte tokësore brenda Europës nga 0.2% deri në 0.5% të shumës së siguruar

Për transporte detare brenda Europës nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar

Për transporte ajrore nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar.

Mos harroni! Periudha e sigurimit nis nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin e deri kur shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë.

LEXO EDHE: 15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për më shumë informacione:

Web: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat