9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përplas 7-vjeçaren në Lezhë, e mitura niset me urgjencë drejt spitalit

Makina përplas 7-vjeçaren në Lezhë, e mitura niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Një automjet tip Volkswagen ka përplasur një fëmijë 7 vjeç, vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Rreth orës 13:30, në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytet Lezhë, shtetasja E.L. 27 vjeçe, banuese në Kurbin,  duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Tiguan, ka aksidentuar një vajzë të mitur 7 vjeçe e cila ishte këmbësore.

E mitura dhe drejtuesja e mjetit janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thotë Policia e Lezhës në njoftimin për shtyp.

LEXO EDHEAksidentohen 2 makina në Tiranë/ Një i plagosur transportohet në spital

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat