9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumri i vdekjeve ditore nga Covid-19, në pikën më të ulët që...

Numri i vdekjeve ditore nga Covid-19, në pikën më të ulët që nga nisja e pandemisë

Numri i vdekjeve ditore në të gjithë botën nga Covid-19 është në pikën më të ulët, që nga nisja e pandemisë.

Në javën e fundit, mesatarja e vdekjeve ditore në të gjithë botën ka qenë 2813, më e ulëta që nga 28 marsi i vitit 2020. Ekspertët theksojnë se statistika të tilla janë një lajm shumë i mirë. Sipas tyre, shkak është vaksinimi i popullsisë dhe variantet e reja më të dobëta që po qarkullojnë aktualisht.

Mesatarja e vdekjeve ditore, në pikun e pandemisë, arrinte deri në 14 500 viktima në ditë (janar 2021).

Deri më sot, janë konfirmuar rreth 6,2 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën, gjatë dy viteve të para të pandemisë. SHBA mbajnë rekordin (990 000 viktima), të ndjekur nga Brazili (660 000), India (520 000) dhe Rusia (365 000).

LEXO EDHEBlini online “Shëndet në Udhëtim”/ 24 orë në shërbimin tuaj kudo ku ju ndodheni për më pak se 1 euro në ditë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat