17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ Sigurimet e Pronës, ja kompania që njeh vetëm rritje...

Raporti i AMF/ Sigurimet e Pronës, ja kompania që njeh vetëm rritje dhe që besohet më shumë nga qytetarët

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar 2023.

Sipas AMF, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 43,7% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022.

Sa i përket kompanive që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para sa i përket vendit që ze në treg.

Nëse në janar 2022, SIGAL UNIQA zinte 37,89% të tregut, në janar 2023 ze 50,46% të tij.

Në vlera konkrete, në janar 2022 SIGAL UNIQA numëronte 51,612,000 prime bruto, ndërsa në janar 2023 numëron 98.793,000 prime bruto të shkruara.

Por pse ky besim i shqiptarëve ndaj kësaj kompanie? 

SIGAL UNIQA Group Austria nuk parandalon fatkeqësitë natyrore, të cilat po shtohen muaj pas muaji por me një siguracion që kushton duke nisur nga 5,000 Lekë në vit e kthen pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Në 24 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Sigurimet e Pronës, një klik larg

Siguracionin e Pronës per banesat tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Rëndësia e Sigurimit të Pronës

Sigurimi i pronës është një siguracion që duhet ta ketë çdo familje dhe çdo biznes.

Sepse, askush nga ne nuk mund t’i parashikojë katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. të cilat përveç se dëmtojnë pronën fizikisht na dëmtojnë edhe financiarisht.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Dhe mesa duket qytetarët shqiptarët kanë filluar ta kuptojnë një gjë të tillë.

Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani shtëpinë, biznesin apo pronën që zotëron dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: Rreziku i harruar nga tërmetet/ Siguruesit: Skema kombëtare, domosdoshmëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat