21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2.7 milionë m² leje ndërtimi në Shqipëri me vlerë 113 miliardë lekë...

2.7 milionë m² leje ndërtimi në Shqipëri me vlerë 113 miliardë lekë gjatë 2022/ Siguracionet që i nevojiten një kompanie ndërtimi

Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit 2022.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113 miliardë lekëve në total.

Në vitin që lamë pas janë miratuar 1.420 leje ndërtimi për ndërtesa të reja me një sipërfaqe totale rreth 2.7 milionë metra katrorë.

Ndërkohë ritmin më të lartë të ndërtimeve e ruan Tirana me një tendencë që pritet të vijojë në rritje.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katrorë.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005 kur INSTAT raporton të dhënat e detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katrorë, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2). Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katrorë, raporton “Monitor”.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

Sipas INSTAT, vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në të gjithë vendin është 2.667.497 m2, nga 2.316.709 m2 miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14%.

Çfarë u nevojitet ndërtuesve për të shmangur çdo rrezik gjatë punës së tyre

Ndërtimi është një sektor që sjell të ardhura të mir por në të njëjtën është edhe i rrezikuar në mënyrë kostante përballë ngjarjeve dhe dukurive  të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ngrihen themelet e investimeve dhe deri tek pakujdesitë njerëzore, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Duke parë riskun e lartë me të cilat përballen këto aktivitete, Legjislacioni shqiptar përcakton 6 siguracione të detyrueshme për Kompanitë me aktivitet në fushën e ndërtimeve.

  • SIGURACIONET E DETYRUESHME PËR KOMPANITË NË FUSHËN E NDËRTIMIT
  1. Përgjegjësia Profesionale e Projektuesit dhe Grupit te Projektimit (Bazuar ne VKM nr.873 date 27.12.2022)
  2. Përgjegjësia Profesionale e Zbatuesit të Punimeve (Bazuar ne VKM nr.873 date 27.12.2022)
  3. Përgjegjësia Publike e Zhvilluesit për projektet me vlerë mbi 100 milionë Lekë (Bazuar ne VKM nr.873 date 27.12.2022)
  4. Përgjegjësia Profesionale e Supervizorit të Ndërtimit bazuar ne VKM 610, datë 22.9.2022
  5. Përgjegjësia e Ndërtuesit për tu pajisur me Certifikatë Përdorimi para shitjes te klienti dhe mbulim per te gjithe koston e ndertimit (Bazuar ne VKM nr.693 date 02.10.2019)
  6. Përgjegjësia e Ndërtuesit gjate shitjes te klienti me mbulim cmimin e shitjes se prones (Bazuar ne VKM nr.650 date 02.10.2019)
  7. Sigurimi i Hidrocentraleve te dhena me koncension BOT, nga momenti i ndërtimit deri në përfundim të kontratës konçensionare. Sigurimi kerkohet nga te gjitha Rreziqet ne prone si dhe Pergjegjesia Ndaj Paleve te Treta.
  8. Sigurimi i garancise se kontrates koncensionare
  9. Sigurimi i garancise se kerkeses në masën 2% të vlerës së Investimit bazuar ne VKM 822, datë 7.10.2015 për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese të energjisë, që nuk janë objekt koncesioni si ”Ndertimi i Paneleve Diellore dhe Energjisë së Erës”.

Për të ndarë gjithë këto rreziqe, kompanitë e ndërtimit kanë nevojë për një partner serioz, të aftë financiarisht të përballojë çdo dëm që mund t’ju shkaktohen investimeve të tyre.

Në Shqipëri, këtë partner, mund ta gjejnë vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila është i gatshëm të jetë i vëmendshëm kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

Falë siguracioneve në SIGAL UNIQA, ndërtuesit dhe investitorët nuk kanë pse të mendojnë se sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, eksplozioni, vjedhja, apo nga puna e pakujdesshme e një punëtori.

SIGAL UNIQA falë gamës së gjerë të produkteve të sigurimit dedikuar ndërtimit dhe veprave inxhinierike.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron gjithashtu garancinë e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe të qënurit pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të financave dhe sigurimeve në Austri dhe Europë.

Ndaj mos hezitoni të merrni një ofertë nga specialistët e Departamentit të Pasurisë dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group Austria, përmes:

Tel: +355 4 22 33 308

ose

e-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, Ndërtojmë të Sigurt së bashku

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat