2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti Global i Pasurisë 2022/ Rritet pasuria financiare e austriakëve

Raporti Global i Pasurisë 2022/ Rritet pasuria financiare e austriakëve

Sipas një analize të re të pasurisë globale tregohet se, asetet financiare private janë rritur në nivel ndërkombëtar, por gjithashtu edhe në Austri.

Në këtë artikull, do të gjeni sa është zhvilluar ekonomia austriake vitet e fundit dhe sa ka mesatarisht një austriak në llogarinë e tij apo saj bankare.

Ekonomia austriake, e cila u godit rëndë nga COVID-19, pritet që t’i rikthehet të njëjtit nivel këtë vit siç ishte para krizës në vitin 2019. Parakushti për këtë është mbajtja e niveleve të rritjes aktuale të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këto janë rezultatet inkurajuese të Raportit Global të Pasurisë për vitin 2022, i cili publikohet cçdo vit nga banka më e madhe zvicerane, Credit Suisse.

Credit Suisse vlerëson se, asetet globale do të rriten në 463.6 trilionë dollarë deri në fund të vitit 2021, që do të thotë një rritje prej thuajse 10% krahasuar me një vit më parë në 2020.

Kjo do të thotë një vlerë mesatare prej 87.489 dollarë për çdo të rritur, duke shënuar një rritje prej 8.4%.

Bazuar në të dhënat sipas shteteve, familjet në Shtetet e Bashkuara kanë arritur rritjen më të lartë të pasurisë në vitin 2021, e pasuar nga Kina, Kanadaja, India dhe Australia.

Humbjet e pasurisë ishin më pak të zakonshme dhe ishin thuajse gjithmonë të shoqëruara me zhvlerësimin e monedhës vendase kundër dollarit amerikan, duke prekur për shembull, Japoninë, Italinë dhe Turqinë.

Një parashikim, pret që deri në vitin 2024 pasuria globale për të rritur do të tejkalojë 100,000 dollarë dhe se numri i milionerëve do të tejkalojë 87 milioinë njerëz në pesë vitet e ardhshme.

Pasuria po rritet gjithashtu edhe në Austri

Pasuria për të rritur në fund të vitit 2021 ishte 250,125 dollarë në Austri, 256,985 dollarë në Gjermani dhe 696,604 dollarë në Zvicër. Nga vitit 2001 deri në vitin 2021, ajo është rritur mesatarisht në vit me 3.8% në Austri, 4.8% në Gjermani dhe 5.4% në Zvicër kur matet përkundrejt dollarit amerikan.

Austriakët kanë jo vetëm pasurinë mesatare më të ulët në botën gjermanishtfolëse. Akumulimi i pasurisë ishte gjithashtu më pak i shpejtë në Austri. E matur me nivelin aktual të këmbimit të dollarit, asetet e austriakëve janë rritur me 3.8% nga vitit 2000 deri në vitin 2021, ndërsa ato të gjermanëve me 4.8% dhe ato të zviceranëve me 5.4%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat