10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurqi, rritet kërkesa për sigurime shëndetësore suplementare 

Turqi, rritet kërkesa për sigurime shëndetësore suplementare 

Primet totale të gjeneruara nga biznesi i sigurimeve suplementare të shëndetit janë rritur me 137% ose 151.72 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë përfundim del Shoqata e Sigurimeve të Turqisë, bazuar në të dhënat e kompanive të saj anëtare.

E prezantuar në kuadër të ligjit të miratuar në qershor 2012, anëtarët paguajnë prime relativisht të ulta për shërbimet e kujdesit shëndetësor, të cilat ose nuk mbulohen ose mbulohen pjesërisht nga Paketa e Përfitimeve Bazë të ofruara nga Skema e Sigurimit të Përgjithshëm të Shëndetit e drejtuar nga Instituti i Mbrojtjes Shoqërore.

Përveç këtyre planeve, rezidentët turq mund të blejnë plane të sigurimit privat të shëndetit.

Presidenti i Shoqatës, Atilla Benli, thotë se kërkesa për planet e sigurimeve shëndetësore është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë COVID-19.

Në shtatë muajt e parë të vitit, deri më 31 korrik, primet e sigurimit shëndetësor privat u rritën me 72% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2021, ndërsa primet u rritën me 143%.

Benli shton gjithashtu se shpenzimet e trajtimit mjekësor në lidhje me COVID-19 mbulohen ende nga kompanitë e sigurimeve.

Sipas një raporti të gazetës “Dunya”, të dhënat e mbledhura nga sektori tregojnë se deri në fund të korrikut 2022, shuma e dëmeve të paguara për shpenzimet e kujdesit shëndetësor në lidhje me epideminë COVID-19 ishte 492 milionë Lira turke.

Ai thekson gjithashtu se ka pasur kërkesa për përfshirjen e sëmundjeve epidemike në kuadër të planeve të sigurimeve shëndetësore, veçanërisht të policave të sigurimit shëndetësor në grup.

LEXO EDHE: Rëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit dhe gama e gjerë e produkteve të SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat