12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse është i rëndësishëm për gratë planifikimi i pensionit?

Pse është i rëndësishëm për gratë planifikimi i pensionit?

Si ndikon pjesëmarrja juaj në tregun e punës, papunësia dhe hendeku gjinor në paga tek pensioni juaj dhe cilat janë avantazhet e pensionit privat?   

Punësimi dhe hendeku në pension 

Në Shqipëri, gratë përfitojnë mesatarisht më pak pension sesa burrat dhe kanë më pak gjasa që të marrin pjesë në tregun e punës.

Por cilat janë arsyet?

Arsyet për këtë janë dallimet në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, punësimin me kohë të pjesshëm, papunësia dhe hendeku gjinor i pagave ndërmjet burrave dhe grave. Gratë mbesin jashtë tregut të punës kryesisht për shkak të përmbushjes së detyrave shtëpiake (31.6%) (kundrejt 2,1% të burrave) ose sepse janë duke ndjekur shkollën (29.0%) (kundrejt 53,1% të burrave).

42,0% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 23,0% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes.

Gratë e vetëpunësuara janë vetëm 23,0% përkundrejt burrave me 36,0%.

Lexo edhe: Lamtumirë Tension, Tungjatjeta Pension!     

Si ndikon puna me kohë të pjesshme në masën e pensionit tuaj?

Hendeku i pensioneve, pra ndryshimi ndërmjet të ardhurave tuaja të fundit dhe pensionit tuaj, rritet edhe më shumë përsa kohë ju zgjidhni që të qëndroni me leje lindje ose që të punoni me kohë të pjesshme.

Çfarë mund të bëjë një planifikim pensioni privat për mua?

Me një plan pensioni, ju do të kurseni për një pension privat suplementar për të mundësuar kështu ngushtimin e hendekut që mund të krijohet për arsye të ndryshme në pensionin tuaj në pleqëri.

Përcaktoni vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

Lexo edhe: Pensionet private, Raporti i AMF: Shqiptarët i besojnë të ardhmen e tyre Fondit SIGAL

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat