29.5 C
Tirana
Friday, May 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKamioni del nga Rruga e Kombit dhe shpëton për mrekulli, 4 sigurimet...

Kamioni del nga Rruga e Kombit dhe shpëton për mrekulli, 4 sigurimet që duhen njohur dhe përfitimet prej tyre

Një kamion mallrash ka shpëtuar mrekullisht në Kolsh, përgjatë Rrugës së Kombit, pa rënë në humnerë.

Mjeti ka humbur kontrollin dhe për disa metra ka shpëtuar, i varur në mbajtëset anësore, pa rënë në humnerë.

Dinamika e aksidentit ka qenë kjo: humbje e kontrollit dhe dalje nga rruga. Sigurimi i deytruar, TPL e mjetit të tonazhit të rëndë nuk aktivizohet në këto raste por cilat janë 4 sigurimet që duhen njohur, të cilat do të aktivizoheshin në rast se do të ishin blerë si mbulime nga drejtuesi i mjetit.

  1. Sigurimi i aksidenteve personale për trajtimin spitalor të drejtuesit të karrotrecit,
  2. Sigurimi KASKO për mjetin e tonazhit të rëndë,
  3. Sigurimii i përgjegjësive të transportuesit nga perspektiva e drejtuesit ndaj mallit që po transporton (ngarkesa brenda në kamion)
  4. Sigurimi i mallit në transport nga perspektiva e pritësit të ngarkesës në kamion

1.Siguracioni nga aksidentet personale

Vetëm 10 euro shtesë përmbi siguracionin e detyruar TPL, drejtuesi i mjetit motorik mund të blinte siguracionin nga aksidentet personale. TPL nuk e mbulon drejtuesin e mjetit për aksidentet që ai pëson, kur është shkaktar i aksidentit.

Në rastin konkret, për trajtimin e plagëve të lehta të shkaktuara nga dalja prej rrugës dhe përmbysja e mjetit, ai do të kujdeset me financat e tij.

Për vetëm 10 euro, deri në 1 mijë euro trajtime spitalore në rast aksidenti mbulohen nga siguruesi, si edhe dëmshpërblime në rast humbjeje jete ose proporcionalisht edhe për humbje të aftësisë, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme.

Me 90-120 euro, sigurimi nga aksidente mund të merrte trajta më autonome dhe nga çdolloj aksidenti personal, edhe në përditshmëri, drejtuesi do të përfitonte deri në 50 mijë euro dëmshpërblime në rast humbje jete apo paaftësie të plotë të përhershme, mandej proporcionalisht për paaftësi të tjera.

Ky lloj sigurimi është i vetmi që ofron mbulime për drejtuesin e mjetit shkaktar të aksidentit, veçanërisht efektiv për aksidente si këto, me një mjet që del nga rruga.

2. Sigurmii KASKO

Në rastin konkret, sigurimi KASKO është ai që do të merrte përsipër dëmet nga ky lloj aksidenti për mjetin transportues, kamionin.

Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit motorik është një rrezik që e mbulon siguracioni KASKO.

Deri në 90% të vlerës së mbulimit, sipas marrëveshjes kontratuale, do të mbulohet nga ky lloj sigurimi.

Në rastin e daljes nga rruga dhe përmbysjes, sigurimi KASKO nuk mbulon dëmshpërblim në rastet kur dëmet në mjetin motorik të siguruar janë pasojë e konsumit normal, defekteve apo avarive të brendshme elektrike ose mekanike të mjetit, si edhe kur dëmet janë shkaktuar nga persona të paidentifikuar apo nga shkaqe të paidentifikuara nga i siguruari dhe/ose organet shtetërore përkatëse.

Janë disa përjashtime të specifikuara, për të cilat duhet pritur gjithnjë raporti policor për të aktivizuar siguracionin KASKO, megjithatë nëse drejtuesi, mbajtësi i policës KASKO, është në përputhje me të gjitha përcaktimet e policës, të gjitha dëmet e mjetit karrotrec, do të mbulohen nga ai siguracion.

3. CMR, siguracioni për përgjegjësi të transportuesit

CMR është një konventë ndërkombëtare që rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave.

Emri vjen nga frëngjishtja “Convention relative au contrat de transport international de marchandises par route” (Konventa mbi kontratën e transportit ndërkombëtar të mallrave me rrugë).

CMR, në këtë rast, amortizon detyrimet financiare të transportuesit ndaj mjetit që po transportonte, eskavatorit, duke qenë se edhe ky i fundit ka pësuar dëme.

CMR dëmshpërblen të siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.)

Në rastin e ngjarjes së fundit, kur mallrat u dëmtuan gjatë transportit, është e rëndësishme të pritet përfundimi i hetimit për të përcaktuar shkakun e saktë.

Sigurimi i përgjegjësisë së transportuesit sipas CMR-së aktivizohet vetëm kur dëmtimi nuk lidhet me një nga përjashtimet e parashikuara ligjore.

Këto përjashtime përfshijnë, ndër të tjera, dëmet nga lufta, trazirat civile, aktet terroriste, veprimet e qëllimshme të të siguruarit ose të palëve të treta, rrjedhjet normale, konsumimi, paketimi i papërshtatshëm, vonesat, paaftësia financiare e transportuesve, përdorimi i armëve bërthamore, dhe disa kategori mallrash si monedha, objekte të çmuara apo letra me vlerë.

Në këto kushte, para se të kërkohet dëmshpërblimi, duhet të konfirmohet që ngjarja nuk hyn në ndonjë nga këto kategori përjashtuese. Vetëm pasi të sqarohet kjo, sigurimi CMR mund të veprojë dhe transportuesi të mbrohet ligjërisht për dëmet e pësuara.

CMR mbulon: humbje, shkatërrime, zjarr, si edhe dëmtime aksidentale të mallrave dhe/ose kontenierëve (duke përfshirë të gjitha mjetet në kujdesin, kontrollin apo ruajtjen e të Siguruarit) që vijnë si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të transportuesit.

Pasi supozojmë se drejtuesi i karrotrecit e ka siguracionin CMR, supozojme se ai u ka qëndruar korrekt të gjitha përcaktimeve të policës, dëmet e përgjegjësisë së tij ndaj eskavatorit mund t’i mbulohen nga ky siguracion.

4. Sigurimi i mallit në transport

Nëse do të marrim parasysh se në kontejnerët e tërhequr me trajler janë mall në transport, nga perpsektiva e atij që e pret të mbërrijë pa dëmtime në destinacion ky mall, ekziston edhe një sigurim tjetër.

Ndërkaq, me 0.15%-0.30% me bazë faturat e mallit, që domethënë vlerën e kontejnerit, si siguracion, malli i dëmtuar do të zhdëmtohej sipas vlerës së dëmit.

Në rast se fjala vjen, kamioni ka qenë duke transportuar mallin X me kosto 20 mijë euro, me 60 euro prim sigurimi, do të zhdëmtohej për vlerën e plotë të dëmit.

Nëse për KASKO dhe CMR, në rastin konkret duhet pritur e plotë përgjigjja dhe hetimi i eskpertizës policore për shkaqet, për të parë përputhshmërinë me kushtet e kontratës së sigurimit, KASKO apo CMR, për çdo rast, sigurimi i mallit në transport, nga perspektiva e pritësit apo porositësit, do të ishte i pari dhe më i shpejti nga siguracionet që do të aktivizohej. Gjithashtu, trajtimet spitalore deri në 1 mijë euro të drejtuesit të karrotrecit, do të ishin mbuluar nga siguracioni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat