8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCertifikata e Vaksinimit, Manastirliu: Besoj do të njihet brenda shtatorit

Certifikata e Vaksinimit, Manastirliu: Besoj do të njihet brenda shtatorit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, apeluan për vaksinimin masiv, duke theksuar edhe detyrimin për vaksinimin ndaj COVID19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

Në auditore, në universitete dhe konvikte ne jemi duke përgatitur grupet e vaksinimit për t’ju dhënë mundësinë që edhe nëse nuk vijnë dot në qendër shëndetësore, të mund të vaksinohen në konvikt apo pranë universitetit”, u shpreh Manastirliu.

Teksa ka folur për Certifikatën e Vaksinimit, Manastirliu tha se së shpejti do te integrohen të dhënat në sistemin e Bashkimit Europian për njohjen e ‘Green Pass’.

Tashmë kemi përfunduar të gjithë procedurat me Bashkimin Europian për të integruar sistemet, jo vetëm për kalimin e kufirit, por gjithashtu edhe për aksesin ndaj shërbimit në Europë, të njihet ky sistem, të njihet Green Pass, besoj brenda Shtatorit”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë ardhja e sasive të konsiderueshme të vaksinave sipas kontratave.

Brenda muajit Dhjetor numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë do të jetë mbi 3 milion, sipas Manastirliut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat