15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNis gjyqi historik në Francë/ 140 ditë seanca dëgjimore, 330 avokatë dhe...

Nis gjyqi historik në Francë/ 140 ditë seanca dëgjimore, 330 avokatë dhe 1.800 paditës

Një gjyq historik fillon në Francë, mbi sulmet masakër të vitit 2015 në Paris.

Sulmi dhe bombardimet nga ekstremistët e ISIS, ishin mizoria më e keqe e ndodhur në Francë, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Sulmuesi i vetëm i mbijetuar, Salah Abdeslam, do të paraqitet në gjykatë me 13 të pandehur të tjerë. Shumica e të akuzuarve, përfshirë Abdeslamin, mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Gjatë nëntë muajve të ardhshëm, do të ketë mbi 140 ditë seanca dëgjimore që përfshijnë rreth 330 avokatë dhe 1.800 paditës civilë.

Rreth 300 dëshmitarë do të dëgjohen, përfshirë të mbijetuarit dhe François Hollande, presidenti francez në kohën e sulmeve.

Gjyqi po përshkruhet si më i madhi në historinë moderne të Francës.

Burimi: BBC

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat