8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private, Raporti i AMF: Shqiptarët i besojnë të ardhmen e tyre...

Pensionet private, Raporti i AMF: Shqiptarët i besojnë të ardhmen e tyre Fondit SIGAL

Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qershor numri i kontribuuesve arriti në 32 187, në rritje me 3.9% që nga fillimi i vitit dhe 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave zyrtare (lexo raportin e plotë të AMF https://amf.gov.al/news.asp?id=32771 ), çdo kontribues zotëron mesatarisht 123 mijë lekë ose afërsisht 100 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit, ndërsa aktori kryesor në treg, me 43% të totalit, është Fondi SIGAL Pensions.

Me 8819 anëtarë, FONDI SIGAL ka mbi 1.7 miliardë lekë asete neto (1.730.50 milionë lekë).

Pse njerëzit zgjedhin FONDIN SIGAL?

Siguria dhe transparenca janë dy arsyet kryesore pse Fondi SIGAL është lider në tregun e Pensioneve Private që prej vitit 2006 tashmë.

Fondi SIGAL, pjesë e gjigandit të sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, ka vend për të gjithë duke ofruar 7 mundësi investimi ku çdo njeri ka mundësi të marrë një pension shtesë (përveç atij shtetëror) çka i garanton një standard të lartë jetese edhe në pleqëri.

Gjithashtu, në rastet e papritura tragjike investimi juaj nuk humbet por i trashëgohet familjarëve tuaj.

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:

  1. Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  2. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
  4. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Çfarë kërkoni më shumë? Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen tuaj.  As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se Fondi SIGAL.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi me numrin 067 40 26 007.

“Se vitet ikin tutje dhe ikin një nga një… Se vajzat bëhen plaka, rinia nuk vjen më…”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat