20.5 C
Tirana
Monday, April 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi"Isha i siguruar, por nuk ma mbuluan operacionin", keqpërdorimi i kontratës siguruese...

“Isha i siguruar, por nuk ma mbuluan operacionin”, keqpërdorimi i kontratës siguruese nga klientët

Sigurimi i shëndetit në udhëtim e shpreh qartë në kontratë se mbulon vetëm emergjencat mjekësore, të shkaktuara nga një aksident ose një sëmundje e papritur dhe e menjëhershme, që i ndodh të siguruarit jashtë Shqipërisë gjatë periudhës së sigurimit, sipas afatit të përcaktuar në policë dhe për të cilën është paguar primi.

Polica e sigurimit të shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme për trajtim emergjent, si edhe shpenzimet e riatdhesimit, deri në kufirin maksimal të përcaktuar në policë dhe sipas zonës së zgjedhur të mbulimit, në rast emergjence shëndetësore.

Sigurimi i shëndetit në udhëtim për gjithë Evropën, pa Zvicrën, për një javë, kushton vetëm 4 euro.

Polica mbulon shpenzimet sipas këtyre përqindjeve: 100% deri në 200 euro, 90% deri në 1000 euro dhe 70% për shpenzime mbi 2000 euro.

Është e qartë se me 4 euro nuk mund të mbulohen ndërhyrje të shtrenjta, me vlerë mijëra euro, për sëmundje që kanë ekzistuar më parë në spitalet evropiane.

“Shëndeti në Udhëtim” mbulon vetëm emergjencat.

Siç përcaktohet në kontratë, emergjencë quhet një gjendje që lind nga një aksident, ose nga fillimi apo përkeqësimi i papritur i një sëmundjeje të rëndë, që rrezikon menjëherë shëndetin dhe kërkon ndërhyrje urgjente mjekësore. Nga kjo kontratë siguruese mbulohen vetëm vizitat te mjeku i përgjithshëm ose specialisti, ose shtrimi në spital, brenda 24 orëve nga ndodhja e ngjarjes që shkakton emergjencën.

Rasti i qytetarit B.

Qytetari B. kishte planifikuar një udhëtim në Gjermani. Më parë, ai kishte kontaktuar për një operacion të ndërlikuar me vlerë 60,000 euro. “Ma mbulon sigurimi”, kishte paraqitur në spital. Si dokument, në dosjen spitalore, kishte paraqitur policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim.

Pas kthimit në Tiranë, kërkoi rimbursimin e operacionit. Për të marrë një policë të tillë, çdo i siguruar firmos një deklaratë shëndeti. Në këtë deklaratë thuhet qartë se siguruesi nuk paguan asnjë përfitim nëse ngjarja lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me një sëmundje, gjendje shëndetësore apo problem që ka ekzistuar para fillimit të sigurimit.

Edhe pse e kishte firmosur këtë deklaratë dhe kushtet e kontratës, qytetari B. kërkoi të përfitonte jashtë këtyre kushteve. Kompania e njoftoi zyrtarisht se kjo këmbëngulje përbënte tentativë mashtrimi në sigurim, një vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, kompania sqaroi se, si çdo kompani serioze sigurimi, e kishte hetuar rastin dhe kishte provuar se personi ishte në dijeni të gjendjes së mëparshme shëndetësore dhe se nuk bëhej fjalë për emergjencë.

Pas kësaj, qytetari B. nuk e ndoqi më kërkesën. Por më vonë, në një koment publik në Facebook, ai pretendoi: “Isha i siguruar, por nuk ma mbuluan operacionin në Gjermani”.

Ky koment çoi në rishikimin e rastit nga stafi i Sigurime.Online dhe në daljen në përfundimin:

Po, qytetari B. ishte i siguruar. Ai kishte ngritur një pretendim dëmshpërblimi të cilin e kishte braktisur në heshtje, sepse ishte i vetëdijshëm që kishte vetëm sigurim “Shëndeti në Udhëtim”. Megjithatë, pavarësisht dy dokumenteve ligjore që kishte firmosur me vetëdije të plotë, ai kërkonte përfitime jashtë kontratë, mbulim prej 60,000 euro për trajtime, me një sigurim prej vetëm 4 eurosh, që mbulon vetëm emergjenca të përcaktuara qartë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat