6 maji i vitit 1405 njihet si datëlindja e Heroit Kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, ose i njohur ndryshe si Skënderbeu.
Armët origjinale të Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ekspozuan për herë të parë në Muzeu Historik Kombëtar pas rreth 500 vjetësh, pasi u sollën nga Kunsthistorisches Museum në nëntor 2012. Ekspozita “Armët e Skënderbeut në Shqipëri” u çel më 22 nëntor 2012, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Shpata dhe përkrenarja e heroit kombëtar tërhoqën një interes të jashtëzakonshëm, duke u vizituar nga rreth 1.7 milionë njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, dhe u vlerësuan si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore e historike të asaj periudhe.
SIGAL sponsorizoi prurjen e tyre dhe garantoi riskun
Ministrja e Kulturës së Austrisë asokohe tha se armët dhe reliktet e Skënderbeut nuk kishin lëvizur asnjëherë më parë nga fondi i Muzeut të Vjenës.
Sjellja e armëve të Skënderbeut së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin, të ekspozuara këto për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar, kaloi çdo parashikim ligjor dhe financiar, duke regjistruar një kosto minimale të operacionit rreth gjysmë milioni euro, të përballuar kryesisht nga SIGAL dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve.
35 milionë euro ishte mbulimi, shuma e siguruar, për ekspozimin e relikteve asokohe.
Në një intervistë të kohës, z. Avni Ponari, CEO i SIGAL, pati deklaruar edhe pengun e tij të vetëm nga ky superoperacion i kulturës dhe historisë: “Ardhja e shpatës dhe përkrenares së Heroit me kalë nga Vjena është pengu im i vetëm”.




