17.5 C
Tirana
Tuesday, May 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatër përfitimet e mëdha nga MINIKASKO

Katër përfitimet e mëdha nga MINIKASKO

Sigurimi MINIKASKO sjell katër përfitime të mëdha për cilindo drejtues mjeti.

Së pari, me një sigurim MINIKASKO, edhe nëse je shkaktar i aksidentit, deri në 10 mijë euro dëme materiale në mjetin tënd i mbulon kjo policë. Me TPL ti mbulon vetëm dëmet materiale dhe shëndetësore ndaj të tretëve, por dëmet në mjetin tënd mbeten të pambuluara. Mjafton që aksidenti të plotësojë këto tre rrethana njëherësh: a. mjet me mjet, b. në lëvizje dhe c. në rrugë automobilistike dhe MINIKASKO aktivizohet.

Së dyti, MINIKASKO kuron “çështjet e besimit”. Në tregun e sigurimeve operojnë 8 kompani në segmentin e jo-jetës. “Jo të dhjetë gishtat e dorës janë njësoj”, është një shprehje e vjetër. Jo të gjitha kompanitë kanë të njëjtat burime njerëzore dhe të njëjtën forcë paguese: për rrjedhojë, nëse një automjet tjetër aksidenton mjetin tënd dhe të vë në dispozicion TPL-në e tij që nuk është SIGAL, për të shmangur sorollatjet teorike në zyra të cilat nuk i njeh, me MINIKASKO-n e SIGAL ti mund të paraqitesh direkt te kompania jote dhe jo e shkaktarit, dhe pagesën ia kërkon kompanisë tënde, SIGAL-it. SIGAL do të ta paguajë. Kompanisë siguruese në të cilën shkaktari i aksidentit ka policën e sigurimit, zhdëmtimin do t’ia kërkojë në rrugë institucionale SIGAL.

Së treti, MINIKASKO, me TPL-në SIGAL, kushton vetëm 3 mijë lekë. 3 mijë lekë në vit, që të japin mundësinë ose të zhdëmtohesh deri në raportin 1 me 333, deri në 1 milionë lekë dëme në mjetin tënd kur shkaktar je ti, ose të shmangësh stresin e pritjes dhe sorollatjes në kompani të tjera duke ia kërkuar SIGAL-it zhdëmtimin. Çmimi 3 mijë lekë në vit është një epërsi konkurruese për të cilën pak mbetet për t’u thënë.

Së katërti, MINIKASKO në SIGAL shitet edhe online në sigal.al. 45 sekonda, 3 mijë lekë, për të patur një mbrojtje financiare 1 me 333 edhe kur shkaktar je ti, garanci 2-javore për të marrë paratë e dëmit pa sorollatje kur i dëmtuari je ti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat