2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse duhet investuar në fonde pensioni privat/ Çfarë këshillon ekspertja e ekonomisë…

Pse duhet investuar në fonde pensioni privat/ Çfarë këshillon ekspertja e ekonomisë…

“Është tërësisht e paarsyeshme që paratë të lihen të fjetura apo në një llogari kursimi të thjeshtë që ua garantoj se edhe bankat nuk i kanë qejf, se janë kosto të shtuara edhe për institucionin”

Edhe pse duket larg, vitet kalojnë shpejt dhe mosha e pensionit vjen sa hap e mbyll sytë. Ndaj shumëkush nis të mendojë që në moshë të re për këtë periudhë.

Kursimi i parave është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Secili ka mënyrën e vet të kursimit të parave. Disa i mbajnë në bankat ku marrin rrogën, disa i sigurojnë në llogari kursimi e të tjerë i investojnë në fonde pensioni.

Ekspertja e ekonomisë Mira Pogaçi, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, sugjeroi që për të kursyer dhe për të patur një moshë të tretë sa më të qetë financiarisht, duhet t’i investojmë paratë tona në fonde pensioni.

Në ç’moshë sygjerohet një njeri të kursejë në mënyrë që të ketë para në momentin që vendos të ndërpresë punësimin e tij?

“Mosha 30 vjeç është maksimumi. Përtej moshës 30 vjeç duhet 100% të kenë filluar me pjesën e kursimit. Kjo është mosha, të themi 35 vjeç, edhe për një fond pensioni. Njerëzit të mos trishtohen sepse nuk duhet të presin moshën 65 vjeç për ta përfituar këtë por në moshën e punësimit dhe moshën që fillojnë detyrimet mënyra më e mirë për të ndarë buxhetin e familjes është 50-30-20.

50% e të ardhurave që ka çdo individ, pasi ka paguar taksat, detyrimet e të gjitha, duhet llogaritur për të shkuar për domosdoshmëritë jetike. Ushqimi, pija, energjia elektrike…

30% i buxhetit për argëtime, që janë të nevojshme por jo jetike. Pushime e shërbime të tjera por që nuk janë nevoja bazike.

20% janë saving ose kursime. 5% të shkojnë në cash sepse të gjithëve na ndodhin emergjenca, ndonjëherë edhe ditore dhe duhet të kemi një cash të lirë dhe 15% duhet të shkojnë, të paktën, në muaj për kursim sipas këtyre fondeve.

Fondet e Pensionit janë shumë interesante sepse sipas llogarive si të organizatave vendase ashtu edhe ato botërore, si gjenerata X si gjenerata Z,  kur të dalin në pension do të jenë më poshtë se të ardhurat minimale që ne llogarisim. Do të ketë një problem me pensionet në rang botëror. Nisur nga kjo rekomandohen fondet e pensionit privat.

Janë interesante për dy arsye:

E para dhe imediate është se kur investon në këtë fond shuma nuk merr taksa. Në një farë mënyre ti merr mbrapsht një cash nga taksat që paguan sot. Deri diku një dhuratë.

E dyta, duke qenë se janë fonde që rrinë afatgjata. Ndryshe nga fondet e investimit që mund të jenë 7-vjeçare, 10-vjeçare këto rrinë deri në 20 vjet dhe pas 20 vjetësh sigurojnë një pension të vërtetë, i cili i shtohet edhe pensionit nga skema shtetërore. Dhe bën që në të gjitha moshat një person ta gëzojë jetën mirë”, tha ndër të tjera Pogaçi.

Arsyet pse ju nevojitet një Fond Pensioni Vullnetar

  • Ruani standard të njëjtë jetese si në periudhën e punësimit
  • Ofron përfitime në kushte me të favorshme moshe e vjetërsie në punë, pasi në skemën vullnetare del në pension 5 vjet para moshës ligjore, pavarësisht nga vjetërsia në punë.
  • Asetet në fond janë të trashëgueshme në rast humbje jete e përfitojne trashëgimtarët ligjorë.
  • Përfitimi fiskal është një benefit që i ofrohet kompanive, individit dhe biznesit familjar
  • Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL ofron më shumë fleksibilitet në kontribute, përshtatje sipas mundësisë financiare
  • Vendosni vetë për kohen dhe masën e pensionit që do të përfitoni.

LEXO EDHE: Kreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që të keni dy pensione në pleqëri

Jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente detyrimi me ligj për pensionet private.

Është koha t’i japim mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka pjesën e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre. Ky Fond që aktualisht ka arritur vlerën mbi 20 milion euro, administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Në Fondin e Pensionit SIGAL mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare. Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare. Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt. Kontributet tuaja konvertohen në numër kuotash që përfaqësojnë pjesën tuaj të pronësisë në Fondin e Pensionit SIGAL.

LEXO EDHE: 45% të aseteve, raporti i AMF për 6-mujorin: Shqiptarët i besojnë Fondit SIGAL pensionin privat

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL” është Fondi më i madh i Pensioneve Private në Shqipëri duke zënë 45% të tregut. Ky fond numëron mbi 11 mijë anëtarë, 120 prej të cilëve janë bizneset më të njohura në vend dhe ka në administrim mbi 20 milionë euro asete.

Këto të fundit investohen duke kthyer më shumë të ardhura për anëtarët.

Bonuset që ofron Fondi SIGAL:

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

– Zbritje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

– Zbritje për Fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL

– Zbritje në Sigurimin e Pronës dhe Shtëpisë

– Zbritje në Sigurimin KASKO të makinës

Koha fluturon dhe e tashmja bëhet e ardhme me një pulitje sysh. Filloni anëtarësimin në Fondin e pensionit SIGAL që në universitet apo në karrierë, familjar apo para moshës së pensionit me një kontribut të menjëhershëm. Çdo moment është momenti i duhur që ju të investoni në pensionin vullnetar.

Mos i lini paratë tuaja të flenë…

Kontaktoni këshilltarët e Fondit SIGAL dhe informohuni se si mund të investoni për të ardhmen tuaj dhe të familjes:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat