10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProjektligji “Për fondet e pensionit privat”, nxitje për zhvillimin e tregut dhe...

Projektligji “Për fondet e pensionit privat”, nxitje për zhvillimin e tregut dhe pjesëmarrjen në fondet private/ Ndryshimet që priten gjatë 2023

Me një popullsi në tkurrje dhe në plakje, pensionet janë një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike për Shqipërinë në afatin e gjatë.

Pensionet private janë një nga alternativat që mendohet se mund të lehtësojnë barrën e skemës publike, në një afat të gjatë, por që në Shqipëri ende mbeten në përmasa shumë të vogla.

Gjatë 9-mujorit të vitit 2022, tregu i fondeve të pensioneve private shënoi një rritje prej 7.29% krahasuar me vitin 2021, duke arritur një total asetesh neto prej 5.4 miliardë lekë.

Aktualisht, numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa 4.2% e atyre që paguajnë kontribute në skemën e detyrueshme shtetërore dhe afërsisht sa 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve (bazuar në Anketën e Forcave të Punës).

LEXO EDHE: 9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Duke parë këtë situatë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri, që synon t’i bëjë investimet për një pension privat në pleqëri më tërheqëse.

AMF propozon rritjen e përjashtimit nga taksat, si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve, ndërsa kërkon që pensionet të mos tatohen as në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi.

Kujtojmë se, ligji aktual për fondet private të pensioneve i takon një kohe kur këto fonde ishin në fazën embrionale të zhvillimit dhe kishin përmasa të papërfillshme.

Projektligji i është përcjellë tashmë për disktime komisioneve parlamentare ndërsa synon:

–   Zhvillimin e tregut të fondeve të pensionit privat nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në skemë;

–   Sigurimin e një pensioni shtesë, i cili plotëson pensionin bazë të siguruar nëpërmjet skemës publike të pensioneve;

–   Vendime të mirinformuara të individëve lidhur me mbledhjen e kursimeve të tyre për pension;

–    Mundësi të reja për punëdhënësit lidhur me krijimin e skemave private për punonjësit e tyre;

–    Rritjen e cilësisë së produktit dhe shërbimit ndaj klientit nëpërmjet miradministrimit të fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese;

–   Nxitjen e konkurrencës në shërbim të interesit më të mirë për anëtarët e fondit.

–   Punëdhënësit janë më të prirur për të krijuar skema private për punonjësit e tyre, duke çuar në rritjen e pjesëmarrjes në fondet private të pensionit.

LEXO EDHE: Të investosh për të ardhmen/ Ponari: Asnjë qindarkë e humbur, si funksionon lidhja e një pensioni privat

Avantazhet e anëtarësimit në një Fond vullnetar/privat pensioni:

  • Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme.
  • Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
  1. Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  2. Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;

  • Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:
  1. kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit
  2. njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre
  3. nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit
  • Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

Sa më herët të fillojë paguani në një fond privat pensioni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Shembull:

Për 10 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8,200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384,000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5,000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17,000 lekë, fitimi nga investimi është 2,580,000 lekë.

Norma e fitimit në shembull është e supozuar, fitimi është në bazë të investimit dhe llogatitet çdo vit.

LEXO EDHE: Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat