10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrezantohet trajneri i ri i Kombëtares/ Duka- Sylvinho: Euro 2024, objektivi ynë...

Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares/ Duka- Sylvinho: Euro 2024, objektivi ynë kryesor

Federata Shqiptare e Futbollit është duke prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur gjerësisht si Sylvinho.

Braziliani zëvendëson në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues.

Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren. Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp presidenti i FSHF, Armando Duka.

Ndërkohë, trajneri i ri i Kombëtares, ndër të tjera tha:

“Mirëdita të gjithëve. Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë. që ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Kur takova presidentin këtë pash te ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive. Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë”.

E ka mundësinë kjo skuadër të konkurrojë me Poloninë dhe Çekinë?

“Mendoj para të gjitha që futbolli duhet të përfshihen të gjithë. Jeni ju, jemi ne. Futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve. Për këtë arsye jemi këtu. Më pas do të shohim për skemat dhe modulet. Unë mendoj që futbolli ndryshon. Në futbollin e niveleve të larta gjithçka ndryshon. Jemi këtu për të dhënë maksimumin. Para pak kohe mbaroi një Botëror që la shumë mesazhe të rëndësishme sa i përket metodave të lojës. Gjithashtu na la dhe mesazhin që futbolli është sakrificë, djersë dhe mund. Flasim për stazhin që do të bëjë grupi. Është një grup shumë i ekuilibruar. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duam të kualifikohemi. Do të punojmë fort për këtë objektiv. Është e vështirë, por ne do të luftojmë fort”.

E njihnit Shqipërinë përpara këtij propozimi? Cilat janë pikat e forta për këtë Kombëtare?

“Dy ndeshje miqësore i kam parë. Kam punuar me Rei Manajn kur ishte pjesë e Interit. Por e njihja shumë mirë Kombëtaren shqiptare. Ka futbollistë të rëndësishëm. Ne do të punojmë si staf. Do të nisim punën në Tiranë. Pas kësaj kontrate do të nisim punën dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë monitorimi me stafin tim dhe më pas të shkojmë t’i shohim live në fushë. Kemi punë për të bërë. Mendoj se gjenerata është rritur. Kemi futbollistë të rinj. Në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Mendoj se është një kombëtare e rëndësishme. Doja të përmendja dy futbollistët që janë të dëmtuar dhe i uroj të kthehen sa më shpejtë”.

Silvinho ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinho parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.

Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

LEXO EDHEEuro 2024, shorti/ Shqipëria dhe Kosova buzëqeshin, Maqedonia e Veriut pa fat

48 vjeҫari Silvinho, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas.

Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij.

LEXO EDHE: Sponsorizimi në Sport/ Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin

SIGAL UNIQA, gjithmonë në mbështetje të Kombëtares Kuqezi dhe Sportit në përgjithësi

Sporti ka një rëndësi të veçantë për një shoqëri. Jo vetëm në aspektin fizik dhe mendor por edhe përfaqësimit në kompeticione ndërkombëtare si ambsadorja më e mirë e vendit.

Për këtë SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrah sportit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Baskebollit;

Sponsor zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës;

Superliga e Futbollit të Femrave në Kosovë quhet “SIGAL Superliga e Femrave” për shkak të sponsorizimit që kompania e sigurimit i bën këtij organizimi;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL;

Mbështetëse financiare për kampionët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

SIGAL ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen sepse besojmë fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe nëse ka Shëndet Jetohet më mirë…

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat