13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPonari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas ekspertëve nevojiten ndërhyrje në sistemin e pensioneve dhe ofrimi i formave alternative midis sistemit shtetëror dhe atij privat, i cili do të gjeneronte pensione më të larta për qytetarët.

I këtij mendimi është edhe Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

“Në botë, në Europë. E ke edhe në Maqedoni. Ti do marrësh 20% nga ISSH, 20% nga Kolona e Dytë, pension nga punësimi që është një skemë suplementare dhe 20% nga Kolona e Tretë ose Pensioni Vullnetar. Që kur të dalësh në pension të marrësh të paktën 60% të pagës tënde të fundit”, tha ndër të tjera Ponari, i ftuar në emisionin “Në Fokus”, në SCAN TV.

Mendimin e tij e mbështeti edhe eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.

“Ti paguan siguracione shoqërore që të marrin pension ata që janë sot në pension. Ndërsa në rastin e skemës së pensionit privat je ti që kontrbuon për veten tënde dhe pas një periudhe kohore edhe mund ti tëheqësh, pa dalë në pension, kur të duhen kundrejt një penaliteti”, u shpreh Ceko.

LEXO EDHE: 9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Skema e pensioneve kërkon sot mbështetje të vazhdueshme nga buxheti i shtetit, që përllogaritet në rreth 27 miliardë lekë ose rreth 280 milionë dollarë në vit.

Para të taksapaguesve që shkojnë si mbështetje për të financuar këtë skemë, ku numri i kontribuesve po pëson rënie të vazhdueshme, ndërsa ai i përfituesve po rritet.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë (pension shtetëror) dhe kolonën e tretë(pension vullnetar).

Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

Benefitet e “Kolonës së Dytë” 

“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë.  Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.

“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.  Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.

“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.  Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.

“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

/Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat