5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPriten reshje intensive/ IGJEUM: Mund të ketë stuhi dhe përmbytje

Priten reshje intensive/ IGJEUM: Mund të ketë stuhi dhe përmbytje

Sipas llogaritjeve të Instituti i Gjeoshkencave  (IGJEUM) sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

RESHJET

Sot priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës dhe Vlorë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në shumicën e qarqeve të tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 24 °C; në vendet e ulëta: 15 / 27 °C; në vendet malore: 10 / 21 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

LEXO EDHE: Cili është siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

Sigurohuni me zgjuarsi kundër katastrofave natyrore

Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të kufizoni pasojat nga katastrofat natyrore sa më shumë që të jetë e mundur.

Përgatituni

Mbrojtja më e mirë është parandalimi, kështu që njihuni me risqet e mundshme në zonën tuaj dhe se çfarë duhet të bëni në rast emergjencash.

Sigurohuni që të ndërmerrni të gjitha masat paraprake për të mbrojtur pronën tuaj.

Për shembull, nëse jetoni në një zonë të ekspozuar ndaj përmbytjeve, shihni se çfarë hapash mund të ndërmerrni për të përforcuar dhe mbrojtur shtëpinë tuaj kundër çdo risku nga përmbytjet.

Bëni kopje të të gjitha dokumenteve, të tilla si pasaportat dhe hipotekën e shtëpisë, dhe ruajini ato në një vend të ndarë për të shmangur humbjen apo dëmtimin e tyre.

Ju duhet të mbani gjithashtu një inventar të përditësuar të sendeve tuaja personale dhe të ruani faturat e blerjeve tuaja, në rast se do t’ju duhet të kërkoni dëmshpërblim për një dëm të ndodhur.

Zgjidhni paketën e sigurimit të duhur për ju

Të kesh një policë sigurimi do t’ju ndihmojë të mbuloni dëmtimet apo humbjet si pasojë e një katastrofe natyore.

Përpara se të blini një policë sigurimi për katastrofat natyore, kontrolloni se çfarë mund të jetë e mbuluar nga policat ekzisutese të sigurimit që ju mund të keni (p.sh., kontrata e sigurimit të shtëpisë dhe e makinës suaj) për të shmangur mbivendosje të panevojshme në mbulimin tuaj.

Mos u fokusoni vetëm tek çmimi! Sigurohuni që polica që do të zgjidhni të jetë polica e duhur për nevojat tuaja.

Njihuni me mbulimin tuaj

Sigurohuni që të lexoni dhe kuptoni termat dhe kushtet e policës suaj të sigurimit, duke përfshirë çfarë mbulohet dhe se cilat mund të jenë përjashtimet e mundshme.

Nëse kryeni rinovime apo ndonjë përforcim strukturor të pronës suaj, sigurohuni që të informoni siguruesin tuaj në mënyrë që këto ndryshime të reflektohen në policën tuaj të sigurimit.

Kërkesa për dëmshpërblim

Nëse pësoni një dëm si pasojë e një katastrofe natyore, kontaktoni me siguruesin tuaj menjëherë për ndihmë dhe këshillë.

Sigurohuni që të mbani shënim të gjitha detajet e humbjes suaj dhe të bëni fotografi dhe video të dëmtimeve të shkaktuara të cilat do t’ju ndihmojnë me kërkesën për dëmshpërblimin e dëmit tuaj.

Ndërmerrni çdo hap të nevojshëm për zvogëlimin e riskut për dëmtime të mëtejshme të pronës suaj deri sa siguruesi juaj të ketë mundësinë që të inspektojë pronën.

LEXO EDHE: Pas AMF, Shoqata e Siguruesve: Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat