11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Po shtohen rastet”, gripi më agresiv këtë vit

“Po shtohen rastet”, gripi më agresiv këtë vit

Gripi i këtij dimri pritet të jetë më agresivi i katër viteve të fundit.

Referuar situatës në vendet e tjera, por edhe mungesës së tij gjatë kohës së pandemisë, ekspertët thonë se gripi i tipit A në qarkullim ka forma më të ashpra se më parë, ndërsa po dominon ndaj Covid-19 dhe virozëve të tjera.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se jemi vetëm në fillimin e sezonit të gripit.

Rastet kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. Fillimisht, simptomat e gripit ngatërrohen më ato të Covid-19.

Por, Brataj rekomandon qëndrimin në shtepi për çdo të infektuar, edhe pse 80% e rasteve e kalojnë lehtë.

Në këtë sezon virozësh, mjekët rekomandojnë konsumimin e lëngjeve, ushqimeve të ngrohta e të shëndetshme dhe mjekimin simptomatik, pa antibiotik të gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera.

LEXO EDHE: Shqipëria zyrtarisht ‘e infektuar’/ Cili është gripi i tipit A që po qarkullon në Shqipëri dhe pse ju shërben ‘TeleShëndet’

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat