2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërgatituni për pushime jashtë vendit! Shëndeti juaj kushton vetëm dy kafe

Përgatituni për pushime jashtë vendit! Shëndeti juaj kushton vetëm dy kafe

Statistikat tregojnë që pas heqjes së kufizimeve në lëvizje për shkak të Covid-19, në të gjithë botën është vënë re një rritje e konsiderueshme e udhëtimeve. Ndoshta si nevojë për të ndryshuar vend pas një periudhe relativisht shqetësuese, ndoshta për të rimëkëmbur ekonomikisht bizneset e prapambetura si pasojë e mbylljes botërore, ndoshta për të takuar familjarët që nuk kanë arritur t’i takojnë shpeshherë përgjatë kësaj periudhe. Arsyet janë të shumta, por më e rëndësishme është mbarëvajta e udhëtimit.

Udhëtimi nuk është vetëm një biletë avioni apo metroje!

Pak ditë më parë lajmi i aksidentimin të gazetarit të njohur Arjan Konomi gjatë një vizite turistike në Jordani bëri bujë. Kjo erdhi si rezultat edhe ndarjes së historisë dhe kalvarit të gjatë të problemeve nga vetë Konomi në rrjetet sociale.

Gazetari i njohur shqiptar tregoi se bluzat e bardha të spitalit në Jordani nuk kishin dashur ta merrnin përsipër për një operacion të rëndësishëm, pa bërë një pagesë paraprake, faturë kjo e cila sipas tij, ishte mjaft e majme.

Në botë asgjë nuk është falas, e sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Madje kjo e fundit kushton shumë. Në rastin më të keq, atë të një dëmtimi të mundshëm si në rastin e sipërpërmendur, faturat kushtojnë shumë. Sigurimi Shëndet në Udhëtim është zgjidhja dhe shpëtimtari i vetëm që udhëtimi juaj të shkojë siç duhet.

Me një vlerë mesatare prej 4 eurosh për një siguracion të Shëndetit në Udhëtim, për një periudhë qëndrimi deri në dy javë, ju mund të mbuloni vizitat, kontrollet apo edhe ndërhyrjet në shtetin e huaj ku do të udhëtoni, deri në 10 mijë euro shpenzime.

Aksidentet shëndetësore janë të kurueshme, por shpeshherë jo të pashmangshme. Teksa paguani për biletën, valixhen, merrni me vete rrobat më të zgjedhura, projektoni fotot më të bukura, mos kurseni 4 euro. Është një shpenzim sa dy kafe në vendet e BE-së por që vlen aq shumë për ju, për shëndetin tuaj, që ta bëni gjumin të qetë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat