16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët kodra në Fier, digjen dhjetëra ullinj

Përfshihet nga flakët kodra në Fier, digjen dhjetëra ullinj

Kodrat e Vajkanit në Fier, ku ndodhet një masiv pyjor me ullishte janë përfshire nga flakët këtë mesditë.

Flakët po djegin dhjetëra rrënje ullinj të rinj dhe shekullor në pronësi të fermerëve të zonës.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërkohe që në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit.
Ponari: Primet e Siguracionit për kulturat bujqësore, shumë të ulta
Në një intervistë televizive, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria dhe Presidenti i Shoqatës së Siguresve të Shqipërisë, z.Avni Ponari do të shprehej se primet (çmimet) e sigurimit për kulturat bujqësore janë mjaft të ulëta dhe janë disa lloj skemash, por vendi ynë është ende shumë larg asaj që kërkohet.
Primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë tarifa mjaft të ulëta. Nëse për një apartament primi është 50 mijë lekë të vjetra në  vit, kaq është edhe për tokat bujqësore që mund të përmbyten. Ka disa lloj skemash për sigurimet.  Nuk mund të marrësh në sigurim një shtëpi apo objekt që përmbytet çdo vit se ai është i ekspozuar. Po të shohësh hartën Shqipëria është zonë e kuqe nga veriu në jug për shkak të përmbytjeve dhe tërmeteve. Ne jemi shumë larg asaj që kërkohet apo që është e domosdoshme për ta bërë. Një vit që e morën falas përfituan, vitin e dytë që duhet të paguanin vetë, nuk pranuan”.

Sipas Ponarit, tregu i sigurimeve ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore.

“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Ka mundësi që fermerët të kenë mundësi për të mbijetuar dhe mos u rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Duke marrë pjesë të gjithë, blejnë në tregje ndërkombëtare risigurime aq sa është vlera apo rreziku i mundshëm në Shqipëri. Përcaktohet primi vjetor dhe tarifa specifike për të blerë në tregjet ndërkombëtare. Vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”.

Sipas themeluesit të SIGAL UNIQA, sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

 Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mospërballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)

Cilësinë e prodhimit

Rendimenti i prodhimit

Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Për më shumë informacion:

Webwww.sigal.com.al

E-mail[email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat