13.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 mln $ Garanci Sovrane për bujqësinë, Shoqata e Fermerëve: Të përdorej...

10 mln $ Garanci Sovrane për bujqësinë, Shoqata e Fermerëve: Të përdorej për sigurimin e serave

Garancia Sovrane prej 1 miliard lekësh në dispozicion të fermerëve për të financuar 50% kolateralin e kredive të bujqësisë konsiderohet nga shoqatat e fermerëve dhe bizneseve një masë e pamjaftueshme për të zgjidhur problematikat e shumta të sektorit.

Kreu i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka tha për “Monitor” se për shkak të situatës të rënduar të sektorit të bujqësisë do të ishte më e përshtatshme që fondi të përdorej për uljen e interesave të kredive apo për të mbuluar primet e sigurimeve të serave.

“Nisur nga eksperienca e kaluar dhe me problematikat e mëdha që ka sektori i bujqësisë, do të ishte më e përshtatshme që ky fond, edhe pse është i vogël, të përdorej për zbutjen e interesave. Ulja e interesave e nxit më tepër fermerin të aplikojë për kredi. Vetëm kjo masë mund të nxiste financimin e fermerëve në bujqësisë. Dhënia e granteve për mbulimin e interesave të kredive janë masa që po zbatohen nga shumë shtete.

Para problemeve që bujqësia po has këtë vit kjo masë është shumë e vogël. Sektori ndodhet në krizë prej 3 vitesh dhe shumë produkte hidhen në kanale. Dëmet të mëdha janë shkaktuar edhe nga fatkeqësitë natyrore ku nuk ndërhyn njeri. Mungon aksesi për siguracionin e fermave.

Fondi me vlerë 1 mld lekë do të ishte më i vlefshëm nëse do të përdorej për të mbuluar primin e sigurimit të serave. Jemi në një pikë ku investimet në bujqësi po braktisen. Masat e qeverisë duhet të fokusohen në ruajtjen e investimeve, nuk është momenti për investime të reja, pasi kreditë janë për investime të reja”.

Lexo edhe: Bujqësia shqiptare në luftë për mbijetesë/ Niveli i ulët i sigurimit shton rreziqet

Pak javë më parë, në një intervistë televizive, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe CEO i SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari preku arsyet pse Sigurimi në Bujqësi është i ulët dhe mundësitë që ofron tregu për fermerët.

Ai shtoi se sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.

“Sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, është pjesëmarrje në rreziqe katastrofike ku merr pjesë çdo qytetar me 2, 5, 10, 15 euro por jo ligj i detyrueshëm. Nëse ti paguan 15 euro ti paguan jo vetëm për vete, për shtëpinë tënde por edhe për atë që përmbytet dhe katastrofa dhe bën të mundur mbulimin nga rreziqe katastrofike, një modul ky që e kanë bërë shumë vende. Ka dhjetëra fermerë dhe ferma që sigurohen çdo vit. Nuk mund të them që Shqipëria nuk ka eksperiencë në këtë fushë, ekzistojnë sigurimet”, tha ndër të tjera Ponari.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat