13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPër çfarë po i marrin kreditë individët? Huatë për blerje banese njohin...

Për çfarë po i marrin kreditë individët? Huatë për blerje banese njohin rritje kudo

Tre muajt e dytë të vitit kanë njohur një rritje të kërkesës së individëve për kredi.

Nëse analizojmë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se në krahasim me tre muajt e parë, në tre muajt e dytë të vitit individët kanë marrë 10 miliardë lekë kredi më shumë.

Nëse analizojmë qëllimin e përdorimit të kredive të marra, atëherë rezulton se pjesa më e madhe e kredive të marra është kredi për blerje banesash.

LEXO EDHEShqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

Por cilët janë qytetet që kanë marrë më shumë kredi për banesat?

Padyshim, Tirana është në krye të listës.

Në periudhën prill-maj-qershor, në kryeqytet janë marrë 5.3 miliardë lekë më shumë për këtë qëllim. Vlera e kredive për banesa këtë tremujori shkoi ne 112.2 miliardë lekë, duke qenë një nga tremujorët më të mirë të dy viteve të fundit sa i përket kreditimit për banesa.

Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera të vendit kanë njohur rritje të kredive për blerje banesash, me përjashtim të Korçës ku rezulton se individët kanë marrë më shumë kredi konsumatore sesa kredi për blerje banese.

Durrësi është në vend të dytë sa i përket huamarrjes për blerje banese, ku këtë tremujor është shënuar një rritje me 400 milionë lekë e kredive për blerje banese.

Elbasani, Shkodra dhe Fieri kanë pothuajse të njëjtën nivel të rritjes së kredive për blerje banese, ku rezulton përkatësisht një rritje me 137 milionë, 134 milionë dhe 137 milionë lekë më shumë hua për blerje banese.

Ndërkohë, dy zonat bregdetare, Lezha Vlora rezultojnë me një rritje të huasë së individëve për blerje banese më përkatësisht 85 milionë lekë dhe 73 milionë lekë.

LEXO EDHEA më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat